Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, në prag të Samitit të IV-t të Diasporës që do të nis sot në Tiranë dhe do të mbyllet të mërkurën.
Sipas njoftimit, takimi shërbeu për diskutime mbi funksionimin e këtij mekanizmi dhe nevojën për riorganizim, me synim përmirësimin e koordinimit dhe përcaktimin e një agjende të qartë vjetore.
Në një reagim publik, Hoxha theksoi se fokusi i politikave në kuadër të “Shqipëria 2030” mbetet përfshirja më e madhe e diasporës në fusha si promovimi i gjuhës shqipe, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi me biznesin.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të profesionistëve shqiptarë jashtë vendit në mbështetje të zhvillimit të vendit.
Samiti i IV-t i Diasporës pritet të trajtojë çështje që lidhen me rolin e diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimin në ekonomi dhe inovacion, si dhe kontributin në shëndetësi, arsim dhe kërkim shkencor.
Në diskutime përfshihet edhe pjesëmarrja e diasporës në proceset zgjedhore, nxitja e investimeve dhe shkëmbimi i njohurive, si dhe ruajtja e identitetit kombëtar.
Pjesë e agjendës është edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon për çështjet që lidhen me diasporën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.