Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të veçantë të shqiptarëve dhe një mbështetës të palodhur të çështjes kombëtare.
Në mesazhin e tij, Destani thekson se lidhja me Engel ka qenë e hershme dhe e vazhdueshme ndër vite, duke kujtuar takimet e shumta dhe vlerësimin e thellë që ai kishte për historinë dhe identitetin shqiptar.
“Mikun tim, Kongresistin Eliot Engel, por edhe mik të gjithë shqiptarëve, e njihja prej dekadash. E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare”, shprehet ai.
Lazim Destani nënvizon se ndikimi i Engel ka qenë i jashtëzakonshëm dhe se kontributi i tij do të mbetet i përhershëm në historinë e shqiptarëve.
“Pa dyshim do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare në botë, por trashëgimia që ka lënë do të jetojë gjithmonë në histori dhe në vepër”, thuhet më tej në reagim.
Në fund, ai shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë për figurën e Engel, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.