Itali/ Festivali “URAT – Ponti” sjell artin dhe kulturën shqiptare në Asti

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Fondacioni Goria në qytetin e Astit do të organizohet më 18 dhe 19 prill festivali “URAT – Ponti”, një aktivitet i dedikuar artit dhe kulturës shqiptare në Itali.

Nisma, e promovuar nga Qendra Artistike dhe Kulturore Shqiptare Margarita Xhepa dhe e ideuar nga Fatmir Gjata, vjen pas suksesit të aktiviteteve të mëparshme dhe synon të shërbejë si një urë lidhëse mes kulturave shqiptare dhe italiane.

Për dy ditë, Asti do të shndërrohet në një qendër takimi kulturor, ku letërsia, arti pamor, muzika dhe tradita ndërthuren në një program të pasur, me në fokus simbolikën e “urës” si lidhje mes popujve dhe brezave.

Në seksionin letrar spikasin emra të njohur si Besnik Mustafaj dhe Luan Rama, ndërsa një rol të rëndësishëm do të kenë edhe poetet e diasporës, mes tyre Denata Ndreca.

Programi i 18 prillit përfshin tryeza të rrumbullakëta mbi dialogun kulturor mes Shqipërisë, Italisë dhe rajonit ballkanik, ndërsa më 19 prill fokusi do të jetë te artet pamore me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Agim Sula, Helidon Haliti, Alketa Bircaj dhe Ylli Plaka.

Paralelisht me diskutimet, publiku do të ketë mundësi të ndjekë ekspozita pikture dhe fotografie, si dhe një ekspozitë të kostumeve etnografike shqiptare, të kuruara nga Ilir Shahini dhe Elida Gjinaj.

Programi do të pasurohet edhe me performanca vallesh nga grupet artistike në Asti, si dhe me interpretime muzikore nga Arian Daija, Aba Rubolino, Jane Plumbini dhe Leonard Plumbini.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.