Itali/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 27 mars 2026 në Milano

E martë, 17 Nëntor, 2026

Konsullata shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën 27 mars 2026 se dokumentet e tyre kanë mbërritur dhe janë gati për t’u tërhequr.

Sipas njoftimit, qytetarët kanë mundësi t’i marrin dokumentet në dy forma: duke u paraqitur personalisht pranë përfaqësisë ose duke kërkuar dërgimin e tyre me postë përmes shërbimit DHL. Aplikimi për shpërndarje me postë mund të kryhet online në linkun përkatës të DHL.

Për ata që zgjedhin t’i tërheqin fizikisht, orari i shpërndarjes është çdo ditë pune nga ora 12:30 deri në 13:30. Qytetarët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar, si dhe dokumentet e personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën certifikatë familjare që kanë aplikuar.

Autoritetet rikujtojnë se kartat e identitetit që dërgohen me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.

Gjithashtu, theksohet se dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një afati prej një viti nga data e aplikimit. Në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.

Qytetarët ftohen të ndjekin procedurat përkatëse për të shmangur vonesa apo probleme në marrjen e dokumenteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.