SHBA/ Vallet shqiptare hapin ndeshjen mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje e veçantë dhe historike për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara u shënua mbrëmjen e 1 prillit në United Center të Chicago, ku për herë të parë në historinë e NBA u organizua “Nata e Trashëgimisë Shqiptare”.

Ngjarja u mbajt para ndeshjes mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers, duke i dhënë mundësinë qindra spektatorëve të njiheshin nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare përmes muzikës dhe valleve popullore.

Aktiviteti u organizua nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, i cili e cilësoi këtë si një moment historik për përfaqësimin e shqiptarëve në një nga skenat më të mëdha sportive në botë. Sipas organizatorëve, kjo është hera e parë në afro 80 vite histori të NBA që një event i tillë kulturor shqiptar zhvillohet në kuadër të një ndeshjeje zyrtare.

“Shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago”, thuhet në reagimin e komunitetit, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe mbështetësit për kontributin e tyre.

Sipas anëtarit të bordit, Fatos Brahimi, në këtë aktivitet morën pjesë mbi 650 shqiptarë, ndërsa performancat e fëmijëve dhe të rinjve me kostume tradicionale u pritën me entuziazëm nga publiku.

Në skenë performuan disa nga grupet më aktive të diasporës shqiptare në zonë, përfshirë “Arbëria Chicago”, “Shqiponjat e Çikagos”, Shkollën Shqipe “Kongresi i Manastirit” dhe Gurra Foundation, duke sjellë elemente nga treva të ndryshme shqiptare përmes valleve dhe muzikës tradicionale.

Drejtimi artistik dhe koreografia e programit u realizuan nga Altin Naska, ndërsa performancat u shoqëruan edhe me muzikë live nga artistë të komunitetit, duke krijuar një atmosferë autentike shqiptare në arenën amerikane.

Një element i veçantë i mbrëmjes ishte edhe dizajni simbolik i maskotës së Bulls, “Benny the Bull”, i paraqitur me plis shqiptar, një detaj që u mirëprit nga të pranishmit si shenjë e identitetit kulturor.

Në këtë event mori pjesë edhe përfaqësuesi i Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa, Drilon Zogaj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe diasporës shqiptare në SHBA.

Organizatorët vlerësuan se ky aktivitet dëshmoi kapacitetin e komunitetit shqiptar për të realizuar iniciativa të përbashkëta në nivele të larta dhe për të rritur prezencën në skena ndërkombëtare, duke hapur rrugën për projekte të tjera në të ardhmen.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois mbetet një organizatë jofitimprurëse që synon bashkimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe promovuar vlerat kulturore në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.