Diaspora shqiptare në Belgjikë mobilizohet për “Ditën e Solidaritetit 2026”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të rinjtë kontribuojnë për studentët në Kosovë përmes punës vullnetare njëditore

Nga Soni Memoci

Organizatat “TOKA” dhe “VLERA” (Albanian Student Organisation) organizojnë “Ditën e Solidaritetit 2026”, një iniciativë që synon të angazhojë të rinjtë shqiptarë në Belgjikë në mbështetje të arsimit në Kosovë.

Koncepti i aktivitetit është i thjeshtë, por me ndikim të drejtpërdrejtë: pjesëmarrësit angazhohen për një ditë pune në biznese të ndryshme në Belgjikë, ndërsa pagesa e asaj dite dhurohet për një kauzë sociale.

Fondet e mbledhura këtë vit do të dedikohen për programin e bursave “Lulëzojnë”, i cili mbështet studentët e Universitetit të Prishtinës për të përballuar shpenzimet bazë të studimit, përfshirë librat, banimin dhe pajisjet teknologjike.

“Dita e Solidaritetit” përfaqëson një mundësi konkrete për të rinjtë e diasporës që të kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes së tyre, duke fituar njëkohësisht përvojë profesionale dhe duke ndërtuar rrjete të reja bashkëpunimi

“Kjo nismë është më shumë se një ditë pune – është një investim në të ardhmen e studentëve tanë dhe një mënyrë për të forcuar lidhjen mes diasporës dhe vendlindjes. Çdo kontribut, sado i vogël, ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e të rinjve në Kosovë,”, shpjegon një prej organizatorëve.

Një ditë tek Adiden Finances (Belgjikë)

Një nga bizneset që i është bashkuar kësaj nisme është Adiden Finances, i cili do të mirëpresë vullnetarë në ambientet e tij.

Ky bashkëpunim dëshmon rolin aktiv që bizneset mund të luajnë në mbështetjen e arsimit dhe të rinjve, duke kontribuar drejtpërdrejt në një kauzë sociale me ndikim.

“Për ne është shumë e rëndësishme të mbështesim të rinjtë dhe arsimin. Përmes kësaj nisme, ne jo vetëm kontribuojmë në një kauzë të mirë, por edhe krijojmë një përvojë të vlefshme për të rinjtë,” –thonë përfaqësuesit e Adiden Finances

Pjesëmarrësit përfitojnë: përvojë pune njëditore; rrjetëzim me profesionistë të fushave të ndryshme; mundësi për praktika apo punësim dhe certifikatë zyrtare nga organizatorët.

Organizatorët ftojnë të gjithë të rinjtë shqiptarë në Belgjikë që të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të kontribuojnë në mbështetjen e studentëve në Kosovë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.