Itali/ Familja shqiptare i dhuron dy vepra arti bashkisë Refrancore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bashkia e Refrancore ka falënderuar zyrtarisht për dhurimin e dy veprave të piktorit italian Massimo Quaglino, të cilat i janë dorëzuar institucionit vendor dhe organizatës lokale Pro Loco.

Sipas njoftimit, dhurimi është realizuar nga Silvana dhe familja Baho/Bullari, të njohur për angazhimin e tyre në komunitetin shqiptar në zonë. Ky kontribut është vlerësuar si një akt që forcon lidhjet mes komunitetit dhe institucioneve vendase.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Forumit të Grave Shqiptare në Asti, si dhe drejtues të shoqatës AssoAlbania Asti, të kryesuar nga presidenti Marjan.

Përfaqësuesit e shoqatës vlerësuan gjestin e familjes dhuruese, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet dhe promovimin e vlerave të integrimit përmes kulturës dhe angazhimit qytetar.

Dhurimi i veprave artistike konsiderohet si një kontribut në jetën kulturore të komunitetit lokal dhe një shembull i bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Itali.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.