Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje letrare me rastin e prezantimit të romanit “Lindur së prapthi” (“Αναποδογεννημένη”) të autores Rita Petro.
Poete Laureate 2025–2027, Rita Petro një nga zërat e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare prezanton përkthimin në greqisht të romanit të saj të parë njëkohësisht të nominuar në Çmimet Europiane të Letërsisë 2024.
Romani trajton tema sociale dhe reflektuese, duke hapur diskutime mbi shoqërinë dhe rolin e gruas.
Vepra është botuar në Greqi nga shtëpia botuese “Bythebook” dhe është përkthyer nga Nikos Katsalidhas. Libri paraqet një perspektivë mbi realitetin shoqëror dhe historitë njerëzore, duke sjellë në fokus përvojat dhe reflektimet mbi identitetin dhe marrëdhëniet sociale.
Prezantimi do të zhvillohet më 3 prill 2026, në orën 18:00, në ambientet e “Black Duck”, I. Paparrigopoulou 7, Athinë.
Pjesëmarrja është me rezervim paraprak, për shkak të vendeve të kufizuara. Konfirmimet mund të dërgohen në adresën elektronike të ambasadës: [email protected].
Ngjarja synon të krijojë një hapësirë dialogu kulturor mes letërsisë shqiptare dhe publikut grek, duke promovuar shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.