Shqipëria është eliminuar në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin, pasi u mposht nga Polonia me rezultatin 2-1 në stadiumin PGE Narodowy.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku vendasit ushtruan presion që në minutat e para. Robert Lewandowski rrezikoi fillimisht brenda zonës, ndërsa më pas ishte Elseid Hysaj që shmangu golin me një ndërhyrje vendimtare.
Shqipëria u detyrua të bëjë një ndryshim në minutën e 17-të, kur Ardian Ajeti u largua për shkak dëmtimi dhe vendin e tij e mori Ardian Ismajli. Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 42-të me Arbër Hoxha, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen polake dhe realizoi për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Polonia reagoi dhe përmbysi rezultatin. Në minutën e 63-të, Lewandowski barazoi me kokë, ndërsa në të 73-ën Piotr Zieliński shënoi golin e fitores me një goditje nga distanca.
Trajneri Sylvinho ndërhyri në pjesën e fundit duke aktivizuar Armando Broja dhe Ernest Muçi për të shtuar forcën sulmuese, ndërsa rasti më i mirë për barazim erdhi nga Nedim Bajrami, i cili nuk arriti të konkretizojë i vetëm përballë portierit.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Shqipëria i jep fund rrugëtimit në “play-off”. Ndërsa, Kosova ka siguruar finalen, ku do të përballet me Turqinë për një vend në Botëror.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.