Itali/ Hapet shkolla shqipe në Francavilla al Mare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një lajm i mirë për komunitetin shqiptar në Itali: shumë shpejt pritet të hapë dyert shkolla shqipe në Francavilla al Mare, duke krijuar një hapësirë të re për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare.

Nisma synon t’u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë për të mësuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në një mjedis të dedikuar dhe të përshtatshëm për ta. Mësimi do të zhvillohet gjatë fundjavës, duke e bërë të aksesueshëm për nxënësit që ndjekin shkollat italiane gjatë javës.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë që jetojnë në zonë të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme me rëndësi për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor.

Për më shumë informacione dhe për regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë nëpërmjet mesazheve private me shoqatën “Radici e Ali” .

Kjo shkollë pritet të shërbejë si një urë lidhëse për brezin e ri me gjuhën shqipe dhe traditat kombëtare, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.