Kosova ka siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Botërorin, pasi mposhti Sllovakinë në transfertë me rezultatin 3-4.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 falë golave të Valjent dhe Haraslin, ndërsa për Kosovën realizoi Hoxha në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Kosovës reagoi shpejt dhe përmbysi rrjedhën e ndeshjes. Asllani barazoi menjëherë pas rifillimit, ndërsa Muslija dhe Hajrizi shënuan dy herë të tjera për të kaluar ekipin në avantazh 2-4.
Në minutat shtesë, Strelec ngushtoi diferencën për Sllovakinë (90+4’), por pa ndryshuar fatin e takimit.
Me këtë fitore, Kosova avancon në finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.