Suedi/ Shoqata “Jehona” krijon grupin e valleve për fëmijë, nisin kurset falas

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Jehona” ka njoftuar se ka krijuar grupin e valleve për fëmijë të moshës 5-15 vjeç, duke zgjeruar aktivitetet e saj në funksion të ruajtjes dhe promovimit të traditave kombëtare.

Në emër të bordit të shoqatës, përgjegjësi i aktivitetit Bledar Zoto u shpreh se nisma është pjesë e angazhimit për të transmetuar vlerat, zakonet dhe trashëgiminë kulturore te brezat e rinj.

Përgjegjës artistik i grupit është koreografi Euklid Cakrani, i cili do të udhëheqë trajnimin e fëmijëve. Ai prezantoi përpara prindërve përvojën e tij dhe theksoi rëndësinë e nxitjes së dashurisë për vallet tradicionale që në moshë të hershme.

Në kursin e parë morën pjesë 32 fëmijë, të cilët mësuan hapat e parë të kërcimit. Kurset falas do të vijojnë gjatë pranverës në datat 12 prill, 10 maj dhe 24 maj, si dhe në sezonin e vjeshtës.

Shoqata bën thirrje që prindërit e interesuar të regjistrojnë fëmijët mbi 5 vjeç, duke kontaktuar administratorin e shoqatës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.