SHBA/ Pranvera Hyseni vlerësohet me çmimin prestigjioz në astronomi planetare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komunikimi i shkencës me publikun e gjerë, ka qenë dhe mbetet sfidë por për Pranvera Hyseni duket se kjy rregull i pashkruar nuk qëndron. Ajo është kthyer në një nga zërat më të njohur në rrjetet sociale për mënyrën e thjeshtë dhe të qartë me të cilën shpjegon koncepte komplekse të astronomisë. Përmes përmbajtjes së saj, ajo afron publikun me zhvillimet shkencore dhe teknologjitë që mundësojnë vëzhgimin e objekteve qiellore.

Së fundmi, puna e saj është vlerësuar edhe në nivel ndërkombëtar, duke u shpërblyer me çmimin “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare. Ky vlerësim jepet nga Shoqata Amerikane e Gjeologjisë për prezantimin më të mirë nga një student doktorature, në kuadër të Konferenca e Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 2000 studiues dhe ekspertë nga e gjithë bota, çka e bën këtë çmim një arritje të rëndësishme në një mjedis konkurrues ndërkombëtar.

Ky sukses nuk është i rëndëssihëm vetëm për karrierën e saj shkencore, por edhe për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të shkencës. Çmimi i fundit i shtohet një serie vlerësimesh që Hyseni ka marrë në fushën e saj, duke konfirmuar konsistencën e saj në kërkim dhe prezencën në aktivitete ndërkombëtare. Rruga e saj profesionale shihet gjithashtu si një shembull për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se, pavarësisht sfidave që lidhen me origjinën nga një vend i vogël dhe me mundësi të kufizuara, është e mundur të ndërtohet një karrierë e suksesshme në shkencë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.