Ekspertja shqiptare e teknologjisë Drena Kusari ka marrë një rol të ri drejtues në Microsoft, duke u emëruar Corporate Vice President dhe General Manager (zëvendës presidente korporatës dhe menaxhere e përgjithshme).
Lajmi u bë i ditur nga vetë Kusari përmes një postimi në rrjetin profesional LinkedIn, ku ajo konfirmoi nisjen zyrtare në detyrën e re.
Pozicioni i Corporate Vice President konsiderohet ndër nivelet më të larta në strukturën drejtuese të kompanisë, duke e vendosur Kusarin në radhën e drejtuesve të lartë të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.
Me një karrierë të ndërtuar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani ndërkombëtare, Kusari është ndër profesionistet shqiptare që kanë arritur pozicione të rëndësishme në sektorin global të inovacionit dhe teknologjisë.
Ajo ka lindur dhe është rritur në Gjakova, ndërsa pas luftës në Kosova u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ku përfundoi edhe vitin e fundit të shkollës së mesme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.