Zëri i një brezi të ri: Poezia e Emil Gudes si ndjenjë dhe kërkim

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Zëri i një brezi të ri: Poezia e Emil Gudes si ndjenjë dhe kërkim

Në një botë gjithnjë e më të ftohtë, të përshpejtuar nga teknologjia dhe ritmet e konsumit të menjëhershëm, poezitë e Emil Gudes shfaqen si një strehë e rrallë shpirtërore, një dëshmi e një universi të brendshëm të thellë, ku ndjenja, dashuria dhe reflektimi ndërthuren në një gjuhë poetike të veçantë. I rritur mes dy realiteteve kulturore dhe me përvojë studimi në fushën e shkencave të komunikimit në Greqi, autori i ri sjell një qasje të freskët dhe autentike ndaj fjalës artistike.

Cikli poetik që ai pritet të botojë së shpejti përfaqëson një udhëtim emocional dhe filozofik, ku vargjet lëvizin mes dritës dhe errësirës, mes mungesës dhe përjetimit, duke krijuar një univers të brendshëm të pasur me simbole dhe ndjeshmëri. Poezia e tij në gegnishte i jep një tingëllim të veçantë dhe një identitet të dallueshëm estetik.

Në këto krijime, dashuria nuk është vetëm ndjenjë, por një përvojë që sfidon kohën dhe logjikën, ndërsa jeta paraqitet si një proces i vazhdueshëm kërkimi dhe transformimi shpirtëror. Me një stil që luhatet mes lirizmit dhe meditimit, Emil Gude shfaqet si një autor premtues, i cili përmes poezisë kërkon të ndërtojë ura mes përvojës personale dhe ndjesive universale.

Poezitë që vijojnë janë pjesë e këtij cikli krijues, një ftesë për lexuesin që të hyjë në një botë ku fjala jo vetëm lexohet, por përjetohet. 

Nga Emil Gude

Melodi e pasosun

Ti mbrrine si heshtje n‘nji bot’ t’potershme,

e shkjeve terrin e saj but’ but’,

‘e mbolle kangn’ n’shpirtin tem,

ât’ kâng’ q’i âsnji zot s’din me e kallxu’.

Melodi e pashuême zjerrmi,

e dredh at’ t’rrënuêmin, shpirtin tem,

as yjt’, as qjella s’i bâjn’ karshillik,

tingullit hyjnuer qi’ brengen ia tret’.

Prej ku hâna tân zili na kundruên,

as toks’ as djellit’ përgjegjiên s’ia lyp.

Pse ti tash universit’ tem je bashkuê

E secila dit’ âsht tuê ndi’ kët’ zjerrm.

Duê me m’dasht nj’âshtu si m’sheh kur nuk jam

Duê me m’ dasht siç m’sheh kur nuk jam,

i endun n’ t’shenjta fjal’ e dëshinâ.

Nuk duê t’më duêsh njâ ashtu si duhen t’gjith’

me shpirt’ ndër duêr e zemrn’ e trândâfilt’.

Dâshnia jon’ â pa form’-  plag’ q’i s’duêm me e shëru,

ia mëkojm’ vrâgat me ndjenja t’praruême.

Si thëngjin’ i pashuêm, shpirtin na nginj’,

Tuê na  çu aty ku kamâ e njiriut’ s’arrin.

Hej’ le t’jemi  ai gabimi i bukur q’i s’don latim.

t’endemi n’ krahit e tij me flatna t’shenjta.

Hej’, le t’ jemi e vërteta q’i s’don arsye,

harruê n’labirinte shpirtnash t’ paqta.

E’ nse’  kjo â çmenduni’, at’her’ me ty du i çmendun t’ jem,

se çmenduni’ t’bukra s’ndodhin përher’ n’jet’.

E humbun logjiks’, prangosun’ prej guximit’

refren’ i saj dhimbshëm â vetëm përjetimi….

As nuk t’du siç t’duên’ t’ tjert’,

t’ du siç dirgjet shkëndij’ e pa za…

Jet ‘ e re

Prej’ hyjnores n’ timen zemn’ drita shkiti,

skutat êndun-thella pluhnin shkundn’, vendin trandn’,

frym’jeta rregullin’ shploi, tjetn’ ritm’ rend vuni’

dit’-ndryshe ândrrat zgjuên, ândje-ngrot’ dimnin zboi.

Fjalt’ i lindi bot’mênimi, ritmi’ tej nesh s’u n’gjuê

Ritm’ i zemnês’ e kohês’  gjallnuê,

Hart’ rishtaz qenia’ ême, kufijt’ grishi ân’ m’ ân’

.. ân’ m’ân’ zbukunuê…me t’dashnis’ âsht ….shkruê

Prehj’ e zêmns’ munguê, e munguê pa e ditun,

dhimbun brengave t’mbetuna.. ahtfrym’ e saj’ paqt’

i qênisi..dalngadal’,  leht’-leht’ pa trokitun.

E nse’ gjindja me u cudit: pse ky njiri’ tash gatuê?

Botn’ tân ma ka ndryshuê me t’saj prâni’, nji’grue

Bot’prâni e frym’jet’ shpirtnash t’ ngjashm’.. buz’m’buz’

Zgjon ndiêsin’ pa u ni’, diç ka ndruê shpirt’ butsuê,

jet’ e re u ka zbuluê..

Veç përvoj’ e jet’s nuk t’bân njeri’,

por edh’ prâni e shpirtit  qi’ n’ dore  zemrn’ mban’

me  ândrra t’ndime e mirsi’, me shpres’ t’jet’s me ia dal’.

Jet’-form’

Jeta ‘ême nisi me t’tujat hapat  …

T’nxehtit, t’paqtit, ndjekn’ njâni-tjetnin.

Ăsht- fryma  zemrn’ nguci me e zgjuê,

i lumtuni  jet’-zgjim kuptimn’ me e lyp …

Buzaqeshje’e jets’  kuptimn’ i nginje,

Kuptim i formsuêm’…  t’teje brendsuêm,

e tejet brendsuêm …..form’ e formsuême

e gjallta’…e ndjenjta’….me jetuê e zhurmuême.

E n’ t’epërmen munges’,

t’heshtjes..frymon, qenien e dirgj’,

heshtun heshtja, bot’ e pagjalluême..

..si flet’ e pa’ shkruême..

..qiell i pa’yjsuêm..,

..stin’ e pa’ngjyruême..

..shpirt i pa’vluêm..

E âgu i  kthimit ..i âgti’ kthim

..krejtçka e buthton..

..qenien, botn’, jetn’..

..ândrrat n’shpirt’ thurin..

..ngjyrat’ t’shpirtit marrin..

..bot’ e kritstalt’..

..jet’ e pasqyrt’..

Me t’firglluê..

Me t’dridhruê..

Jet’ e ‘êmja je, ti je jeta ‘ême..

E’âmla… e‘dlirta…

.. dishir’-dhâmbje…

T’duê pa ân’.. limit’..kufin’..

T’duê pêrjetnisht e êmja dashni’..

I amshuêmi jetsim’..Oh..pêrjetsi’..

Amëz jete

Nuk më mjafton prania jote,

arsye e brendashkruar pse frymoj.

Në  vazhdën e ditëve të ngrysura..

motivi i gjalljes pse gëzoj.

E, nuk dua të më shohesh,

 puls i trandur, gjakoj në  gjoksin tënd.

prandaj në mes bulbit të errësirës..

prania jote …ashtit i dhemb.

  Jo  trup i munguar, gjallje e ndier

…oh sa mungon…oh sa trazon

e zhduk pëlhurën e vetmisë,

 tallaz i detit, bregut shkulmon.

 Njeri,  a zanë, a thellësi, a kozmos,

log i paqtë ndjenjash ku  kuptimi rrëzëllit.

Pra ende pa fund këtë paqtim shpirtrash,

deri në pafundësi..deri në amëshim.

Ora e përjetësisë

Ti je ora që kohën s’e mat,

 je çasti që s’shuhesh kurrë,

minutat e tua zemrën godasin,

lëvrim i ethshëm ndjenjash torturë.

Dhe unë, jam dita që nuk lind,

por ndriçon, kur zërin tënd dëgjoj,

i purpurt agimi kur brengat e natës lehtë shuhen,

si me dorë.

Prandaj, si dy të panjohur,

që dita e re u sjell avenir,

 me notat e zemrës,

shpirtrat e trazuar dhimbjes

 qendisin.

Sepse dashuria për ta nuk është kujtim,

 është zgjedhje e pa zë,

e vetemjaftueshme endrra ….

shpresa si deti pa kufi.

 E papërsosur  dashuria,

guxim i parendur largësish

guxim marrëzish që vijnë e ikin

 si jehone dhimbjesh erërash të lashtësisë.

 Poezi, e palexuar- e ndier e jetuar në përjetësi.

Sepse me ty dashuria ime, çdo varg burmë fryme,

dhe çdo âsht fryme dashuri…

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.