Kosova nderon atdhetarin Halil Alidema me Akademi Përkujtimore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Figura e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Halil Alidema, do të nderohet përmes një Akademie Përkujtimore që do të mbahet më 25 mars 2026, në orën 14:00, në ambientet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, pranë Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ky aktivitet organizohet me ftesë të familjes së tij, ndërsa zhvillohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, synon të reflektojë vlerësimin institucional për kontributin e Alidemës në rrugëtimin historik të shqiptarëve drejt lirisë.

Halil Alidema njihet si një nga figurat kyçe të rezistencës kombëtare shqiptare, i cili gjatë jetës së tij mbajti mbi supe një angazhim të palëkundur për çështjen kombëtare. Ai ishte ish i burgosur politik, kryetar i UNIKOMB-it dhe një ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë një kontribut të çmuar në organizimin dhe artikulimin e lëvizjes për liri.

Akademia përkujtimore pritet të mbledhë personalitete të jetës politike, akademike dhe kulturore, si dhe bashkëluftëtarë, miq e qytetarë që do të kujtojnë dhe vlerësojnë veprën dhe sakrificën e tij.

Familja e tij fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet. “Kur flasim për ne flasim edhe për rrënjët tona, për prindërit, të cilët na brymosën me dashuri për gjuhën, kombin, lirinë” janë fjaët me të cilat fëmijët e tij mbyllin ftesën për aktivitetin. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.