Tiranë-Sofje – Linjë ajrore direkte nga korriku 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje ka njftuar linjën e re direkte të Wizz Air që do të lidhë Tiranën (TIA) me Sofjen (SOF), duke filluar nga 4 korriku 2026. Kjo linjë ajrore shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke nxitur turizmin, shkëmbimet e biznesit dhe kontaktet njerëzore.

Lidhja direkte midis dy kryeqyteteve pasqyron dinamizmin në rritje të marrëdhënieve dypalëshe dhe kontribuon në bashkëpunimin e zgjeruar rajonal në Evropën Juglindore. Ambasada ka theksuar se ky zhvillim pozitiv është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit konstruktiv me autoritetet aeroportuale dhe partnerët institucionalë.

Përmes kësaj iniciative, Ambasada Shqiptare në Sofje synon të promovojë dhe forcojë bashkëpunimin Shqipëri-Bullgari në fushat e transportit, turizmit dhe shkëmbimit ekonomik, duke bërë udhëtimin midis dy vendeve më të shpejtë dhe më të lehtë për qytetarët, turistët dhe bizneset.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.