Projekti kulturor “Biblioteka shqip” vijon të zgjerojë praninë e librit shqip në hapësirat publike jashtë vendit. Dhurimi i radhës i librave nga Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) u bë për bibliotëkën komunale “Quarantotti Gambini” në Trieste.
Kësaj biblioteke iu dhuruan 25 libra dygjuhësh, me synimin për të ngritur një kënd leximi në gjuhën shqipe brenda saj. Ky kënd do t’u shërbejë jo vetëm fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Itali, por edhe bashkëmoshatarëve të tyre italianë, duke u dhënë mundësinë të njihen me gjuhën dhe kulturën shqiptare përmes teksteve dygjuhëshe.
Aktiviteti u zhvillua nën koordinimin e mësueses së shkollës shqipe “Gjuha shqipe pranë teje”, znj. Irena Alushani, në prani të z. Luca Geroni dhe znj. Gabriella Norio, përfaqësues të bibliotekës.
Përmes këtij projekti synohet promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe krijimi i hapësirave të reja ku fëmijët mund të lexojnë dhe të mësojnë në gjuhën shqipe, duke forcuar lidhjet me identitetin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.