Mal i Zi/ Ambasadorja e Shqipërisë dhuron abetare në shqip për nxënësit në Plavë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë ne Mal të Zi Zhaklina Peto zhvilloi një vizitë në Shkollën Fillore Hajro Shahmanoviq, ku dhuroi abetare për nxënësit e klasës së dytë që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

Lajmi e bëri të ditur mësuesja e kësaj shkolle, Verë Hakaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas saj, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën amtare.

“Ambasadorja e Shqipërisë sot vizitoi shkollën fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë, duke bërë donacion abetare për klasën e dytë. Ju faleminderit, zonjë e nderuar!”, shkruan Hakaj në njoftimin e saj.

Ky gjest është vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm në mbështetje të arsimit në gjuhën shqipe, si dhe në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Gjatë qëndrimit të saj në rajon, ambasadorja zhvilloi edhe një vizitë në të vetmen shkollë shqipe në Dacaj, në komunën e Rozhajë. Ajo u shpreh me emocion dhe mirënjohje për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë që, sipas saj, me përkushtim dhe dinjitet kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar ndër vite, duke i rezistuar asimilimit.

Ambasadorja theksoi se kjo shkollë përfaqëson një simbol të qëndresës dhe shpresës për të ardhmen, duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e arsimit dhe identitetit shqiptar në këtë zonë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.