Nata e 14 marsit 2026 do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të operës në Vienë. Nën dritat e një prej teatrove më prestigjiozë të botës, Wiener Staatsoper, dy nga emrat më të shquar të lirikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bashkuan për të sjellë një interpretim të jashtëzakonshëm të kryeveprës së Giacomo Puccini, Madama Butterfly.
Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho u ngjit në skenë në rolin e Cio-Cio-San. E vlerësuar së fundmi me çmime prestigjioze si “Këngëtarja e Vitit” në Gjermani dhe Spanjë, ajo dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga interpretueset më të mëdha të këtij roli në skenat botërore. Me një vokal prekës dhe një interpretim dramatik që depërton thellë në emocionet e publikut, Jaho u prit me ovacione të gjata nga publiku vjenez, i cili tashmë e konsideron atë një prej figurave më të dashura të skenës së tyre.
Përkrah saj, në rolin e Pinkertonit, shkëlqeu tenori Saimir Pirgu. I njohur si një nga interpretuesit më të rëndësishëm të brezit të tij në skenat më prestigjioze të operës, nga Teatro alla Scala deri te Royal Opera House Covent Garden, Pirgu solli në Vjenë një interpretim plot forcë vokale dhe elegancë artistike, duke i dhënë shkëlqim të veçantë produksionit të regjisorit të ndjerë Anthony Minghella.
Nën drejtimin e maestros së njohur Marco Armiliato, kjo vënie në skenë shënoi shfaqjen e saj të 21-të në Wiener Staatsoper. Megjithatë, prania dhe interpretimi i dy solistëve shqiptarë i dha kësaj mbrëmjeje një dimension të veçantë artistik dhe emocional.
Mes duartrokitjeve të gjata dhe emocioneve të forta, publiku i Vienna u përkul të shtunën mbrëma para dyshes Jaho–Pirgu, duke dëshmuar edhe një herë vlerësimin e madh për këta artistë që përfaqësojnë me dinjitet kulturën shqiptare në skenat më të rëndësishme të botës.
Shfaqjet e operës Madama Butterfly në Wiener Staatsoper me interpretimin në rolet kryesore të Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu kanë nisur më 7 mars dhe do të vijojnë deri më 17 mars, duke sjellë në skenën vjeneze një nga produksionet më të vlerësuara të kësaj opere të pavdekshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.