Athina feston ditën e verës

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Athina feston ditën e verës

Nga Lefteri Metkaj

Kudo në Atdheun tonë sot festojmë 14-të Marsin – Ditën e Verës.

Edhe në Athinë kjo festë tradicionale shqiptare u festua me nxënësit duke treguar e diskutuar por dhe duke vazhduar traditën me ritet e saj .

Dita e Verës është një festë që vjen nga lashtësia trashëguar deri në ditët tona nga paraardhësit tanë . Këtë festë e quajmë dhe festë pagane sepse festohej në periudhën e paganizmit , kur njerëzia besonte në shumë në zota, pra festohej kur s’kishte lindur ende krishtërimi.

Kjo festë është tradicionale shqiptare festohet kudo në Shqipëri por qyteti i Elbasanit është epiqendra e festimit më madhështor, sepse sipas historikut, kjo festë ka lindur në qytetin e Elbasanit .

Kjo festë kremtohet për të nderuar natyrën, ardhjen e pranverës, shkuarjen e dimrit, ku njerëzia shkarkohet nga pesha e dimrit dhe nis përsëri ripërtëritja , rigjelbërimi i lëndinave, rilulëzimi i natyrës, ringjallja e jetës së banorëve të pyllit, cicërimat e zogjve gjallojnë jetën, këngën e trumcakëve e shijon në qetësi, foletë ripresin dallëndyshe me gëzim së bashku me motin e ngrohtë plot dritë nga dielli rrezeartë ku i sjell plot mirësi dhe begati natyrës, njerëzisë.

Ritet e Festës së Ditës së Verës janë të shumta, të veçanta, që sjellin gëzim.

Hiqen veroret që janë vendosur në dorë më 1 Mars dhe vendosen në degët e trëndafila, të thanave, të dëllinjave, të dafinave, të shegëve.

Njerëzit këpusin degë të gjelbërta dhe i vendosin mbi krye të shtëpive.

Amvisat gatuajnë ballokume që është ëmbëlsirë tipike për Ditën e Verës.

Njerëzit në lëndina ku kanë çel lule margaritat urojnë njëri – tjetrin, festojnë dhe shijojnë ushqimet në aromën e natyrës e në freski festojnë për Shën Gjergjin, për këtë festë popullore . Fëmijët lodrojnë e me gëzim mbledhin lule e bëjnë kurora.

Nënat shtrojnë drekën familjare në natyrë me gatime të ndryshme . Bujqit dhe fshatarët mblidhen bashkë , jo vetëm për të shijuar ushqimet e tokës së tyre , por dhe si festë falenderimi për të mirat dhe bereqetet e shumta që u ka dhuruar toka.

Qoftë e bekuar Dita e Verës me ritet e bukura të ardhjes së pranverës së moçme ku ëmbël e ringjall natyrën, gjithësinë.

Ne nuk duhet t’i lëmë në haresë e t’i humbasim këto festa të vjetra të racës sonë. Gëzuar e për shumë vjet Ditën e Verës, bashkatdhetarë të dashur! Qofshi shënd e vetë si stina e pranverës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.