Lotaria Amerikane bëhet me pagesë, rregulla të reja duke filluar nga prilli 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka publikuar një rregullore të re përfundimtare që ndryshon Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit, i njohur ndryshe si “Programi DV” ose Lotaria Amerikane. Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi më 10 prill 2026 dhe do të zbatohet duke filluar nga cikli i programit DV-2027.

Ndryshimi kryesor në këtë program lidhet me kërkesën e re për pasaportën. Sipas rregullit të ri, të gjithë personat që regjistrohen në lotarinë e diversitetit duhet të përfshijnë informacionin e një pasaporte të vlefshme dhe në formularin elektronik të aplikimit. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata aplikantë që mund të dëshmojnë se janë të përjashtuar nga kjo kërkesë.

Përveç plotësimit të të dhënave të pasaportës, aplikantët do të duhet gjithashtu të ngarkojnë një skanim të faqes biometrike dhe faqes së nënshkrimit të pasaportës si pjesë e formularit të regjistrimit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është vendosja e një tarife simbolike regjistrimi prej 1 dollari për të gjithë personat që aplikojnë për Lotarinë e Vizave të Diversitetit, duke filluar nga cikli DV-2027.

Rregullorja e re përfshin edhe disa ndryshime në terminologjinë e përdorur në udhëzimet e programit. Konkretisht, termi “gjini” do të zëvendësohet me “seks”, ndërsa termi “moshë” do të zëvendësohet me “datëlindje”, me qëllim që të pasqyrohet më saktë informacioni që mblidhet nga aplikantët.

Sipas njoftimit zyrtar, këto ndryshime do të zbatohen për Programin e Vizave të Diversitetit DV-2027. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit ka njoftuar se fillimi i këtij programi është shtyrë dhe deri më tani nuk është konfirmuar ende data e saktë e hapjes së periudhës së regjistrimit për aplikantët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.