Konsulta mjekësore falas për shqiptarët në Ambasadën e Shqipërisë në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar do të organizojë një tjetër seancë konsultash mjekësore për komunitetin shqiptar që jeton në Britani. Aktiviteti do të zhvillohet më 14 mars 2026, nga ora 11:30 deri në 13:30, në ambientet e ambasadës në Londër.

Kjo nismë synon të ndihmojë emigrantët shqiptarë që ende nuk janë regjistruar me një mjek familjeje (GP) ose që hasin vështirësi në komunikimin me shërbimet shëndetësore në Britani dhe dëshirojnë të marrin një këshillë të shkurtër nga mjekë shqiptarë.

Në këtë sesion “dyer të hapura” do të marrin pjesë disa profesionistë të njohur të fushës së mjekësisë, mes tyre Dr. Arben Rrokaj, mjek i përgjithshëm me përvojë në Londër; Dr. Leonora Fisniku, neurologe dhe kërkuese në Universitetin e Cambridge; Dr. Klodiana Nela, psikiatre dhe lektore në BSMS, KCL dhe North Kent Services; si dhe Dr. Alisa Mekollari, ndihmës-mjeke e përgjithshme.

Sipas njoftimit të ambasadës, konsultat do të jenë informuese dhe do të përfaqësojnë vetëm opinionin profesional të mjekëve, duke shërbyer si orientim apo si një mendim i dytë për qytetarët. Këto këshilla nuk zëvendësojnë diagnozën apo trajtimin e plotë mjekësor dhe në disa raste mund të kërkojnë ekzaminime apo ndjekje të mëtejshme.

Ambasada shpreh gjithashtu falënderime të veçanta për UK Albanian Medical Society (UKAMS), e cila kontribuon në këtë nismë duke angazhuar ekspertë mjekësorë në shërbim të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.