Mësuesit e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Itali, si dhe shoqatat dhe organizatat shqiptare që zhvillojnë kurse në gjuhën shqipe, janë ftuar të paraqesin kërkesat për pajisjen me tekstet shkollore për vitin mësimor 2026–2027 pranë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Itali.
Në njoftim theksohet se ky proces synon të mbështesë mësimdhënien dhe të forcojë ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e mësuesve që kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj.
Tekstet shkollore janë të ndara në tri kategori:
Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare – Niveli I (klasat 1–3)
Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare – Niveli II (klasat 4–6)
Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare – Niveli III (klasat 7–9)
Kërkesat duhet të dërgohen deri më 20 mars 2026 në adresat zyrtare të e-mailit të përfaqësive diplomatike shqiptare në Milano, Romë ose Bari, sipas rajonit ku zhvillohet aktiviteti mësimor.
Së bashku me kërkesën, organizatorët duhet të dërgojnë edhe një tabelë informuese që përfshin të dhëna mbi vendndodhjen e shkollës apo kursit, numrin e klasave dhe nxënësve, numrin e mësuesve dhe kontaktet e tyre, formën e pagesës së mësuesve, ambientet ku zhvillohet mësimi si dhe shoqatën që mbështet kursin e gjuhës shqipe.
Përfaqësitë diplomatike shqiptare në Itali theksojnë se kërkesa duhet të dërgohet vetëm në një nga tri selitë diplomatike, për të lehtësuar koordinimin dhe shpërndarjen e teksteve.
Adresat elektronike përkatëse janë:
Kjo nismë synon të mbështesë më tej arsimin shqip në diasporë dhe të forcojë lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.