Ambasadorja Hajdaraga takon Vasilis Mihas,talentin e ri shqiptar të skenës greke

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga është ndoshta e vetmja ambasadore që detyrën e saj publike e ka afruar kaq shumë me komunitetin.

Përtej detyrës së diplomates, ajo ka hapur dyert jo vetëm për aktivitete zyrtare, por edhe për takime me shoqata, ekspozita, aktivitete artistike e letrare, panaire kulinarie e nisma të tjera kulturore. Akoma më e rëndësishme është se ajo ka vlerësuar edhe individë shqiptarë që në shoqërinë greke po arrijnë të afirmohen dhe të kenë sukses.

Takimi me aktorin dhe modelin e ri grek me origjinë shqiptare Vasilis Mihas është një tjetër dëshmi e përkushtimit të saj ndaj komunitetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Hajdaraga u shpreh:

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja në Ambasadë aktorin e mirënjohur shqiptar Vasilis Mihas. Gjatë takimit patëm një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e artit dhe kulturës në afrimin e njerëzve dhe në forcimin e lidhjeve mes vendeve tona.”

Ajo e cilësoi Mihas si një shembull frymëzues të talentit shqiptar që po afirmohet në skenën artistike greke dhe ndërkombëtare, falë punës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tij.

“Ambasada mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe promovuar artistët shqiptarë që me talentin e tyre përfaqësojnë me dinjitet vendin tonë në botë”, theksoi më tej ambasadorja.

Takime dhe iniciativa të tilla janë një dëshmi se diplomacia kulturore dhe lidhja me komunitetin mund të shërbejnë si ura të rëndësishme komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve, duke nxjerrë në pah edhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Kush është Vasilis Mihas

Vasilis Mihas është aktor dhe ish-model me origjinë shqiptare, i lindur më 31 maj 1991 në Athinë, në një familje me rrënjë nga Durrësi. Ai është djali i Sokratis (Sokoli) Miha i lindur në Durrës nga prindër grek dhe Mira (Elena) Petani. Ndërsa gjyshi i tij, Vasil Miha, kujtohet në Durrës si ushtarak dhe qytetar i respektuar.

Fillimisht Mihas u përfshi në botën e modelingut, duke punuar në pasarela dhe evente të rëndësishme mode në qytete si Milano, Paris, Madrid, Londër dhe Berlin. Për disa vite ai u bë një nga modelet e njohura në skenën ndërkombëtare të modës.

Më vonë ai iu përkushtua aktrimit, duke ndjekur kurse profesionale dhe duke u përfshirë në produksione televizive dhe teatrore në Greqi. Karriera e tij mori hov me role në seriale televizive të njohura greke, ndër të cilat spikat seriali “Love After” dhe më pas produksioni i suksesshëm “Η Γη της Ελιάς” (Toka e Ullirit), që e bëri edhe më të njohur për publikun.

Sot Mihas konsiderohet një nga aktorët e rinj më premtues në skenën artistike greke. Ai është vlerësuar për talentin, profesionalizmin dhe prezencën e tij skenike, ndërsa në intervista të ndryshme ka shprehur krenarinë për origjinën shqiptare dhe lidhjen emocionale me Durrësin, qytetin e prindërve të tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.