Në orët e mësimit plotësues, nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen, Bern patën mundësinë të mësonin dhe të rikujtonin Epopenë e UÇK-së dhe Ditën e Verës, dy ngjarje të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.
Përgatitjet verore u realizuan nga nxënëset Azra dhe Semina, të cilat i shpërndanë ato me shumë kujdes tek të gjithë nxënësit, të cilët u ndjenë shumë të kënaqur dhe falënderues. Ky aktivitet nxori në pah përkushtimin dhe entuziazmin e fëmijëve për të mësuar dhe për të ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre.
Organizatorët dhe stafi i shkollës theksuan se suksesi i këtyre nxënësve të mrekullueshëm nuk do të ishte i mundur pa prindërit atdhedashës, të cilët u angazhojnë për edukimin e fëmijëve dhe i nxisin ata të vinë me kënaqësi në shkollë, për të lexuar dhe shprehur mendimet e tyre bukur në gjuhën amtare.
Ky aktivitet është një shembull i qartë i përkushtimit të komunitetit shqiptar në Bern për të ruajtur gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare mes brezave të rinj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.