Libri “Rob” : Ëndrra, ime për të parë Jim Belushin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA
(Nga Libri “Rob” ): Në 100 vjetorin e meshës së parë shqipe të mbajtur nga Fan Noli, shkova në Boston, ku At Arthur Liolin kishte ftuar një numër personalitetesh. Mes të ftuarve ishte aktori Jim Belushi, i cili me humorin e tij amerikan na bëri të shkuleshim gazit.
Ai na tregonte histori me nënën e tij shqiptare, për byrekun e saj me groshë që i biri nuk e dinte çfarë ishte dhe lloj-lloj episodesh komike.
Për një farë kohe ai u zhduk prapa një perdeje i shoqëruar nga dy-tre bodigardë. Dikush pëshpëriti se Belushi merrte rregullisht drogë para se të interpretonte. Ka mundësi që kjo të ishte e vërtetë, sepse, kur ai u kthye në skenë m’u duk njeri krejt tjetër. Me një orkestër të vogël ai nisi të interpretojë përpara të gjithëve këngët e tij bluz. Dukej sikur dikush
i kishte vënë fitilat. Zëri i tij ishte aq i fortë dhe dinamik sa na elektrizoi të gjithëve. Salla u dynd drejt skenës dhe më të rinjtë nisën të kërcejnë.
Belushi, lëvizte me mikrofon në dorë
dhe dukej sikur nuk këndonte vetëm ai, por e gjithë salla.
Kulmi arriti kur ai këndoi bluzin e famshëm Everybody Needs Somebody, që pat interpretuar i vëllai i tij i ndjerë John me aktorin tjetër Dan Aykroyd në filmin The Blues Brothers.
Atë mbrëmje, aparati im kapi një foto të rrallë, që pa ditur unë do të bëhej e famshme.
Ishte Jim Belushi duke qëndruar përpara flamurit shqiptar me dorën në zemër, siç bëjnë amerikanët, ndër­ kohë që luhej himni i Shqipërisë. Ishte një pamje e jashtëzakonshme: njeriu, flamuri dhe himni. Kjo foto vërtet fliste sa një mijë fjalë.
Të nesërmen hodha me dhjetëra fotografi në internet.
NBC, një nga kanalet kryesore televizive, ishte duke përgatitur një material biografik për vëllezërit Belushi, dhe kishin gjetur këtë fotografi në internet. Ata dëshironin ta përdornin foton time dhe regjisori i dokumentarit më dërgoi një mesazh: Pasi kërkonte të dinte se për kë punoja, më pyeste se a mund ta përdornin foton me Belushin dhe nëse fotoja ishte me pagesë.
U thashë se ishin të lirë ta përdornin foton falas. Më bëri përshtypje se sa të kujdesshëm ishin me të drejtën e autorit dhe më bënë të plotësoja nja tre formularë.
Në Los Angelos për të parë Shenjën e Hollivudit:
Los Anxhelosi, një qytet “mit” amerikan, që strehon një vend të famshëm të njohur në të gjithë planetin – Hollywood-in. Qyteti nuk është vetëm një “streh” e mbushur me yje, por edhe një “fabrikë” e pashtershme ëndrrash. Hollywood-i është më shumë se thjesht shkëlqim, ai ofron një shumëllojshmëri përvojash për njerëzit e të gjitha shijeve në mbarë botën.
Pavarësisht nëse jeni në lagjen Berely Hills apo jeni duke gjurmuar emrat yjeve në Walk of Fame ose duke shijuar pamje piktoreske nga kodrat e Hollivudit, argëtimi nuk mbaron kurrë këtu. Mbasi Los Angelos-i, me 18 gjërat më të mira për të vizituar të jep shancin për ta bërë vizitën e ëndrrave hollivudiane “skalitje”në kujtesën e paharrueshme.
Për çdo njerin nga ne i cili është i apasionuar pas filmave hollivudian vjen në kujtes ajo sigla “Studio Hollywood” , e cila  është një ikonë historike dhe kulturore amerikane.
Hollywood-i, në Los Angeles, Kaliforni,  patjetër që është një ëndërr për ta vizituar.
Observatori Griffith në zonën e njohur Hollywood, është një vend për tu vizituar. Aty edhe një fotografi nga larg ndoshta plotëson edhe atë ëndrrën për ta vizituar hollivudin. E cila është një qender turistike, që  të jep mundësinë përmes teleskopëve, të shikojmë një shfaqje planetare.
Aty është një vend i mrekullueshëm për të parë Los Anxhelosin dhe Shenjën e Hollivudit si i themi ne shqiptarët “në pëllëmbën e dorës”.
“HOLLYWOODLAND” që u zëvendësua tërësisht në vitin 1978 me një strukturë tjetër më të qëndrueshme prej çeliku 13.7 meter lart dhe 130 meter e gjatë me bazamente betoni, me Shenjën e HOLLYWOOD, e cila ndodhet në malin Lee, mbi Kanionin Beachwood në malet Santa Monica, shifet në çdo pjesë të atyre maleve.
Simbas statistikave kjo zonë mbi qytetin e Los Angelos-it  vizitohet çdo ditë nga mbi 100 mijë turist amerikan dhe të huaj që vinë nga e gjithë bota.
Vizitë kjo që nuk i mungojë edhe asaj vizitës time në Los Angelos, këtë fund pranvere, dhe patjetër u “skalit” në kujtesën time, në atë që e kam quajtur në përshkrime të tjera “Rrugëtim nëpër Amerikë”
 2 prill 2004, John Belushi merr një yll në trotuarin e yjeve të hollivudit në Los Angelos, ” Walk of Fame”
 Për, koicidencë me një vit jubilar gjatë vizitës time në “Ell-Ej”, Los Angelos, vizitova mbasi isha kurjoz të gjeja në “trotuarin” e famshëm që quhet “Hollywood Walk of Fame” John Belushi Star.
Një yll ky që në prill 2004, lajmet nga hollivudi thanë se komediani i ndjerë John Belushi, me origjinë shqiptare u nderua në “trotuarin” e famshëm që quhet “Hollywood Walk of Fame”.
John Belushi vdiq nga një mbidozë droge në 1982
Në ceremoninë e vendosjes së yllit John Belushi, në trotuarin e famshëm dy dekada më parë u tha se morën pjesë vëllai i tij Jimm Belushi, e veja dhe menaxheri i Belushit  për të përkujtuar komedianin në Bulevardin Hollywood në vitin 2004.
Në biografinë e tij thuhet se Belushi vdiq nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në moshën 33-vjeçare. Trupi i tij u gjet në një shtëpi njëkatëshe në hotelin Chateau Marmont në West Hollywood. Vdekja e tij “çuditi” Hollywood-in dhe u bë një “përrallë e keqe” paralajmëruese për aktorët e tjeré në industrinë e kinematografisë botërore .
Megjithatë, pavarësisht faktit se cila ishte shkaku i vdekjes së John Belushit, zyrtarët e Walk of Fame thanë dy dekada më parë se në fund vendosën që natyra e vdekjes së Belushit, nuk duhet të skualifikojë një yll dedikuar atij nga “sigurimi” i një vendi në bulevardin famshëm “Hollywood Walk of Fame”.
“Unë mendoj se ndoshta (komiteti)ishte bërë më dashamirës,” tha Johnny Grant, kryetar i bordit të Walk of Fame. “Mënyra se si një yll e ka jetuar apo ka vdekur nuk ka të bëjë me kualifikimet e tyre. Ajo që ka rëndësi është ajo që ata i kanë dhënë artit ,  industrisë kinematografike dhe komunitetit.”
John Belushi ishte biri i një emigranti shqiptar i Çikagos. Ai u bë i famshëm në shfaqjen televizive të orve të natës vonë “Saturday Night Live”, duke luajtur personazhe të tillë : si një samurai me shpatë, një kuzhinier i çuditshëm dhe një “bletë” gjigante. Por, ishin rolet e tij në dy filma – “Animal House” dhe “The Blues Brothers” – që e bënë atë një yll më të madh të hollivudit.
Belushi, po ashtu  është ndoshta më i njohur për personazhin e tij me birrë në komedinë “Shtëpia e Kafshëve”.
Por, në jetën reale, thanë miqtë e tij në ceremoninë e vendosej së yllit 20 vjet më parë, ai ishte një aktor i zgjuar e i mprehtë dhe mjeshtër i komedisë në skenë.
E veja e Belushit, gjatë ceremonisë kujtoi se si ai e kishte sjellë atë në të njëjtën rrugë në vitin 1972 në udhëtimin e tyre të parë në Los Anxhelos.
“Kjo ishte para vizitës së Nju Jorkut. Ne shkuam në LA, vetëm në dy vende, në : “Tregu i Fermerëve dhe Walk of Fame,” tha ajo. “Ai kishte një parandjejnë se donte të bëhej aktor dhe mendoj se donte të shihte të gjithë yjet që kishin ardhur më parë, në “trotuarin” e famshëm që quhet “Hollywood Walk of Fame”, në Los Angelos.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.