Komuniteti shqiptar në Argjentinë ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars me një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për rolin e grave në ruajtjen dhe zhvillimin e komunitetit.
Në një reagim publik, Colectividad Albanesa de Berisso ka nderuar të gjitha gratë që kontribuojnë në ndërtimin e komunitetit shqiptar, duke ruajtur traditat dhe duke përcjellë kulturën shqiptare nga një brez te tjetri.
Në mesazhin e tyre theksohet rëndësia e rolit të grave në jetën shoqërore dhe kulturore të diasporës shqiptare. “U bëjmë homazh të gjitha grave që ndërtojnë komunitet, ruajnë traditat tona dhe transmetojnë kulturën tonë brez pas brezi”, thuhet në deklaratë.
Komuniteti shqiptar në qytetin Berisso shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha gratë që kanë kontribuar ndër vite dhe për ato që vazhdojnë të jenë pjesë aktive e jetës së komunitetit.
“Për gratë që ishin, për ato që janë dhe për ato që do të vijnë: faleminderit për luftën dhe punën tuaj”, përfundon mesazhi i komunitetit shqiptar në Argjentinë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.