8 Marsi në Komunitetin Shqiptar të Selanikut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Bashkimi i Grave” e Komunitetit Shqiptar të Selanikut organizoi festimet e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke krijuar një moment gëzimi, solidariteti dhe mirënjohjeje për gratë pjestare të komunitetit.

Gjatë aktivitetit përfaqësues të komunitetit theksuan se gruaja shqiptare ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptar në diasporë, duke ruajtur vlerat, kulturën dhe identitetin kombëtar larg atdheut. Ata vlerësuan përkushtimin, sakrificën dhe forcën e grave, të cilat kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e familjes dhe forcimin e lidhjeve mes anëtarëve të komunitetit në Selanik.

Gjatë festës, pjesëmarrësit morën dhurata simbolike, si dhe përfituan nga oferta të veçanta të siguruara nga sipërmarrës dhe mjekë të komunitetit shqiptar, duke e bërë eventin jo vetëm një festë, por edhe një mundësi bashkëpunimi dhe mbështetjeje reciproke.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut shprehu mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjitha gratë shqiptare, duke u uruar shëndet, lumturi dhe suksese në çdo hap të jetës. Festimi i këtij viti theksoi rëndësinë e grave si themel i unitetit dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.