8-Marsi në Shkollën Shqipe “Pjetër Budi”, Liverpool.

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” në Liverpool organizoi një seancë pikture emocionuese ku nënat dhe fëmijët u bashkuan për të krijuar së bashku.
Aktiviteti u drejtua nga artistja profesioniste, znj. Olivja Avrami, ku pjesëmarrësit krijuan zemra me lule mimoze — një simbol i dashurisë, forcës dhe i vlerësimit për rolin jetësor të nënave dhe grave në komunitet. .
Ky aktivitet nuk ishte thjesht një moment argëtimi, por edhe një reflektim i vizionit që qëndron pas shkollës: një institucion i themeluar nga një grua dhe i udhëhequr nga gra, që synon të kultivojë jo vetëm dijen dhe gjuhën shqipe, por edhe vlerat e respektit, bashkëpunimit dhe trashëgimisë kulturore.
Seanca e pikturës u shndërrua në një hapësirë ku krijimtaria, dashuria dhe lidhja mes prindërve dhe fëmijëve u manifestuan në mënyrë të prekshme, duke rikujtuar se fuqia e gruas dhe roli i saj në edukimin dhe zhvillimin e brezave është i pazëvendësueshëm.
Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” vazhdon të jetë një komunitet ku gratë jo vetëm udhëheqin, por edhe frymëzojnë.
Gëzuar 8 – Marsin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.