Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik organizoi një aktivitet me mësuesit e gjuhës shqipe që veprojnë në Greqinë e Veriut.
Në këtë takim morën pjesë edhe dy të ftuar të veçantë nga fusha akademike. Prof. Stavri Dajo i cili foli për interesin shkencor dhe akademik ndaj gjuhës shqipe ndër vite, duke u ndalur edhe te procesi i certifikimit të gjuhës shqipe në Institutin e Studimeve Ballkanologjike (IMXA) në Selanik.
Ndërsa, akademiku Valter Memishaj prezantoi punën e bërë për hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për studimin dhe standardizimin e gjuhës. Në fund të fjalës së tij, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të mësuesve lidhur me përmbajtjen dhe përdorimin e fjalorit.
E pranishme gjithashtu edhe Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe, autore librash didaktik dhe studiuese e dygjuhësisë.
Aktiviteti shërbeu si një mundësi për shkëmbim mendimesh dhe diskutime mes mësuesve të gjuhës shqipe në Greqinë e Veriut dhe përfaqësuesve të botës akademike mbi zhvillimet dhe sfidat e mësimdhënies së shqipes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.