Letërsia arbëreshe në fokus me romanin “Il Ghiegghio e il lupo”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Tiranë është promovuar prezantimi i romanit arbëresh “Il Ghiegghio e il lupo”, një vepër që sjell në vëmendje historinë, identitetin dhe kulturën e komunitetit arbëresh.

Aktiviteti u moderua nga Gianfranco Cimbalo dhe u pasurua me ndërhyrjet e drejtoreshës së Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Diana Kastrati, autorit të librit Salvatore Franco dhe botuesit Renato Costa.

Gjatë prezantimit u diskutua për rëndësinë e veprës në pasqyrimin e historisë dhe identitetit arbëresh, si dhe për rolin e letërsisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij komuniteti.

Aktiviteti u shoqërua edhe me një program artistik, ku u interpretuan pjesë dhe tinguj të njohur arbëreshë nga Salvatore Cammodeca dhe Imma Cammodeca, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore.

Në parathënien e librit, prof.as. Diana Kastrati thekson se vepra duhet lexuar edhe si një instrument i diplomacisë kulturore. Sipas saj, letërsia qëndron përkrah punës shkencore duke ofruar dimensionin e përjetuar, emocional dhe simbolik të identitetit, të cilin analiza akademike nuk mund ta shprehë plotësisht.

Në këtë këndvështrim, romani kontribuon në forcimin e dialogut mes Shqipërisë dhe diasporës arbëreshe, duke nxjerrë në pah një histori të përbashkët që shtrihet përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe diasporës, sipas autores së parathënies, paraqitet si një hapësirë transnacionale kujtese, ku gjuha, vlerat dhe përfytyrimet vazhdojnë të qarkullojnë, të transformohen dhe të ripërtërihen ndër breza.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.