Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ministri Taulant Balla priti në ambientet e Kuvendi i Shqipërisë një grup mësuesish të gjuhës shqipe nga diaspora, të ardhur nga Italia.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla vlerësoi punën dhe përkushtimin e mësuesve që kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar te fëmijët që rriten larg atdheut.
“Në këtë 7 Mars mirëprita në Kuvend mësues të gjuhës shqipe në diasporë, të cilët çdo ditë mbajnë gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar tek fëmijët që rriten larg atdheut,” shkroi ai në postimin e tij.
Sipas Ballës, falë angazhimit të mësuesve dhe mbështetjes së qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, mësimi i gjuhës shqipe në diasporë po njeh rritje të vazhdueshme. Aktualisht janë mbi 900 mësues që japin mësim në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Ai theksoi gjithashtu se programe konkrete, si nisma “Mësues për Greqinë”, po krijojnë për herë të parë mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti shqiptar për arsimin në diasporë.
“Nuk duhet të harrojmë se janë mbi 400 mijë fëmijë në diasporë që janë potencial për t’u mbështetur,” u shpreh Balla, duke falënderuar mësuesit për përkushtimin e tyre dhe duke uruar të gjithë mësuesit shqiptarë në diasporë për festën e 7 Marsit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.