Historia e psikologjisë moderne italiane nis me një emër të veçantë: Gabriele Buccola, i lindur në fshatin Munxifsi (Mezzoiuso) të Sicilisë në vitin 1854. Studimet e larta në Universitetin e Palermos, ku ndoqi mjekësinë nga 1874 deri më 1879, e lidhën atë me eksponentë të rëndësishëm të pozitivizmit italian dhe evropian, përfshirë psikofiziologun Alessandro Herzen, të cilin e takoi në Firence më 1876.
Pas diplomimit, Buccola filloi punën si mjek në spitalin psikiatrik të Reggio Emilias, nën drejtimin e Augusto Tamburini, i cili e inkurajoi të zhvillonte studimet eksperimentale në fushat e fiziologjisë dhe psikologjisë, duke u bazuar në modelet kërkimore të Gjermanisë dhe Anglisë. Në vitin 1881 ai fitoi konkursin për të punuar në Institutin Psikiatrik Universitar të Torinos, ku vazhdoi aktivitetin klinik dhe kërkimor.
Në vitin 1883, Buccola publikoi veprën themelore “Ligji i kohës në fenomenet e mendimit”, e konsideruar kërkimi i parë i plotë i psikologjisë eksperimentale në Itali. Pavarësisht se ndërroi jetë shumë i ri, në moshën 31-vjeçare, më 5 mars 1885, pas një periudhe specializimi në Klinikën Psikiatrike të Mynihut nën drejtimin e Johann Bernhard Aloys von Gudden, ai la pas 33 punime shkencore që shënuan një pikë referimi për psikologjinë moderne italiane. Në vitin 1907, Komuna e Palermos nderoi kujtimin e tij duke e varrosur në Kishën e Shën Domenikos, “panteonin” e personaliteteve më të shquara të qytetit.
Gabriele Buccola: primo psicologo italiano
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.