7 Marsi, KKAD mbrëmjen për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ditën e djeshme Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) organizoi një aktivitet online për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, në vigjilje të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit në Shqipëri. Qëllimi i mbrëmjes ishte të nderonte dhe përkujtonte angazhimin e mësuesve në diasporë dhe të prezantonte projektet e ardhshme të KKAD.

Mimoza Hysa, Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, përshëndeti mësuesit dhe prezantoi projektin e madh të transformimit të Qendrës së Botimeve në Agjencinë e Standardizimit dhe Certifikimit të Gjuhës Shqipe.

Edhe Mustafë Krasniqi, kryetar i KKAD-së, përshëndeti shkurtimisht pjesëmarrësit.

Gjatë aktivitetit, dy prej themeluesve të KKAD Adriana Fishta Bejko dhe Vaxhid Sejdiu rikujtuan krijimin dhe zhvillimin e KKAD-së, duke përmendur punën vullnetare, seminaret dhe projektet që kanë kontribuar në mësimdhënien në diasporë.

Pjesëmarrës të tjerë ndanë përvoja dhe kujtime: Rezarta Reso nga SHBA foli për mësuesit dhe lidhjen me librin shqip; Brikena Muharremi përvojat nga periudha e luftës në Kosovë; Suela Jorgaqi drejtuese biblioteke prezantoi eventet për 7–8 Marsin në Zvicër; dhe Ferhan Korkmaz ndau eksperiencat e saj nga Turqia. Ndwrsa pedagogia Linda Mëniku lidhi aktivitetin me një ish-studente të huaj që foli shqip nga Tirana.

Figura të tjera të rëndësishme të mësimit dhe gjuhës shqipe pjesëmarrës ishin edhe Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Z. Hasan Qyqalla Z. Nikolla Llambro etj.

Organizimi u koordinua nga Anila Kadija (ideatore e veniti), Teuta Tabaku (moderatore), dhe Dritan Mashi dhe Miradije Berisha (koordinatorë), me bashkëpunimin e mësueseve Mira Shehu, Aurela Konduri, Anita Duriçi, Isuf Bytyçi, Arta Emiri, anëtarëve të tjerë të KKAD-së dhe mësuesve pjesëmarrës në Seminarin e Gjuhës Shqipe online 2026.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.