Kur historia udhëton:Ali Pashë Tepelena në dialog me shqiptarët në Australi    

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Melburn, një prezantim mbi figurën e pashait të Janinës u kthye në një dialog të gjallë me diasporën shqiptare, duke rikthyer debatin mbi historinë, identitetin dhe mënyrën se si Europa dhe letërsia e kanë parë Ali Pashë Tepelenën.

Me ftesë të kryetarit të Shoqatës Shqiptaro-Australiane në Melburn, dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, zotit Sezar Jakupi, pata mundësinë të prezantoj përpara komunitetit shqiptar punimin tim me titull “Ali Pashë Tepelena – Ashtu si nuk e njohim. Si e lexon letërsia pushtetin”.

Ligjëratën e kisha përgatitur mbi dokumente të arkivave shqiptarë-francez; materiale të, sjella në shqip nga Profesor Irakli Koçollari, studime historike nga autorë të huaj, fakte nga letërsia evropiane për figurën e pashait të Janinës. Megjithatë, shumë shpejt rrjedha e takimit mori një drejtim tjetër: nga një prezantim akademik, ai u shndërrua në një dialog të hapur me publikun.

Takimi i cili nisi nën tingujt e isos labe, krijoi një atmosferë që lidhi traditën me historinë. Pyetjet e të pranishmëve nuk ishin formale; ato treguan një interes të vërtetë dhe një dëshirë për të kuptuar më thellë këtë figurë historike.

Diskutimet u përqendruan në disa çështje thelbësore:

-Kush ishte realisht tepelenasi që u ngrit në pushtet duke u përballur me perandori të fuqishme të kohës?

-Cilat rrethana formuan personalitetin e tij si sundimtar?

-Si duhet parë sot e vërteta historike për ngjarje si Kardhiqi, Hormova apo luftërat me suliotët?

-Çfarë marrëdhëniesh pati Ali Pashë Tepelena me figura të mëdha të kohës, si Lord Byron dhe Napoleon Bonaparte?

-Si e trajtoi arti dhe letërsia evropiane figurën e tij?

-Çfarë përfaqëson sot kjo figurë për shqiptarët që jetojnë në diasporë?

Nga një ligjëratë e strukturuar, takimi u kthye në një bashkëbisedim të gjallë. Historia doli nga librat dhe u bë pjesë e një reflektimi të përbashkët mbi identitetin dhe kujtesën historike.

Në Australi, larg gjeografikisht nga Ballkani, por jo shpirtërisht, historia shqiptare mori një dimension tjetër: u bë pyetje për rrënjët dhe për identitetin tonë kolektiv.

Ky aktivitet u bë i mundur falë organizimit të Shoqatës Shqiptaro-Australiane në Melburn, veçanërisht kryetarit të saj, z. Sezar Jakupi, si dhe znj. Tefta Radi, anëtare e shquar, bashkëpunëtore e këtij projekti prej kohësh.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Ambasadorin e Shqipërisë në Australi për interesimin dhe mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij aktiviteti, i cili solli një dialog të rëndësishëm me diasporën shqiptare.

Ky takim shënon gjithashtu fillimin e një projekti më të gjerë mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës, që përfshin dialog, debate dhe një dramatizim artistik mbi marrëdhëniet historike mes Ali Pashë Tepelenës, Napoleon Bonapartit dhe Alexandre Dumas. Projekti synon të prezantohet në qytete të ndryshme të botës ku jeton diaspora shqiptare.

Historia nuk duhet të mbetet vetëm në libra. Ajo udhëton kudo ku ka shqiptarë që duan të kuptojnë rrënjët dhe identitetin e tyre.

Në fund të takimit mbeti një pyetje që shkonte përtej figurës së Ali Pashë Tepelenës.

Larg gjeografikisht nga vendlindja, por jo nga kujtesa historike, diaspora shqiptare përballet çdo ditë me një sfidë të heshtur: si të ruajë lidhjen me rrënjët dhe identitetin e saj.

Historia nuk është vetëm ajo që kemi lënë pas. Ajo është edhe ajo që zgjedhim të mbajmë gjallë.

Dhe ndoshta pyetja më e rëndësishme që mbeti në ajër në Melburn nuk ishte vetëm:

Kush ishte Ali Pashë Tepelena?

Por diçka edhe më e thellë:

A jemi gati, ne shqiptarët kudo në botë, të mbajmë gjallë dialogun me historinë tonë dhe ta shndërrojmë atë në ndërgjegje për brezat që vijnë?

Mimoza KUCHLY

Autore, Gazetare

Paris

Francë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.