Itali/ Hapet shkolla shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një ambient të sjellë në dispozicion nga sipërmarrësit Eduart dhe Dashamir Cekrezi, rifilloi aktiviteti mësimor i Shkollës Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia. Ky projekt, i mbështetur nga Shoqata Alba dhe Centro Culturale ODA, synon të ruajë dhe kultivojë gjuhën dhe identitetin shqiptar mes të rinjve të komunitetit.

Ceremonia e hapjes u shënua nga regjistrimi i 24 nxënësve, një shifër që reflekton besimin e prindërve dhe përgjegjësinë e stafit mësimor për të ofruar mësim me përkushtim dhe profesionalizëm. Mësueset Landa Gjoni dhe Xhuliana Bardhi u vlerësuan për angazhimin e tyre të palodhur, ndërsa zonja Luljeta Cobanaj, me interesimin dhe mbështetjen e saj, siguroi tekstet mësimore në kohë rekord, të sjella nga Ardit Aliaj.

Një meritë e veçantë shkon edhe për aktivistin Petrit Aliaj, i cili ndoqi dhe organizoi çdo hap të projektit, duke garantuar realizimin e tij të suksesshëm. Ceremoninë nderoi me praninë e saj edhe prof. Anila Berberi, Presidente e Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali, e cila udhëtoi nga Parma për të përshëndetur nisjen e këtij viti akademik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.