Suksesi shqiptar në zemër të Evropës: Klevis Imeri shkëlqen në Budapest

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga: Dashnim Hebibi 

Një lajm krenarie dhe frymëzimi vjen këto ditë nga Budapest, ku një i ri shqiptar ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm akademik, duke dëshmuar edhe një herë se rinia jonë po ecën me hapa të sigurt drejt majave të dijes në universitetet më të mira evropiane.

Klevis Imeri ka përmbyllur me sukses të shkëlqyeshëm studimet në drejtimin Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike (Computer Science Engineer) në Budapest University of Technology and Economics, duke u vlerësuar me titullin “Excellent with Highest Honours” – me nderime të larta. Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por një moment krenarie për familjen, për Luginën e Preshevës dhe për gjithë kombin shqiptar.

Fryt i një familjeje me vlera

I lindur nga një baba nga Lugina e Preshevës dhe një nënë nga Shqipëria, Klevisi është rritur me dashuri për dijen, përkushtim ndaj punës dhe ndjenjë të fortë atdhedashurie. Prindërit e tij, të arsimuar dhe me vlera të larta qytetare e kombëtare, kanë qenë mbështetja dhe shtylla e këtij rrugëtimi të suksesshëm. Lajmin e bukur e ndau me emocion të veçantë babai i tij, Luigji, një personalitet i njohur dhe i respektuar, i cili këtë gëzim e ndau me familjarë, miq e dashamirë kudo që ndodhen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.