Rritja e taksës së pronës ё NYC pritet të godasë familjet punëtore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA

Propozimi për rritjen e taksës së pronës në New York City, ka hapur një debat të fortë politik dhe ekonomik. Sipas kritikëve kjo masë rrezikon të rëndojë pikërisht mbi familjet punëtore dhe klasën e mesme grupet që tashmë përballen me kosto të larta jetese në qytetin më të shtrenjtë të SHBA.

Kush do ta ndjejë realisht rritjen?

Në letër, një familje me të ardhura rreth 120 mijë dollarë në vit mund të duket “nё rregull”. Por në realitetin e NYC, ku qiratë, sigurimet, kujdesi për fëmijët dhe shpenzimet e përditshme janë jashtezakonisht të larta, kjo shumë nuk perfaqëson më një luks.

Sipas analizës, rritja e taksës do të godasë veçanerisht pronarët e shtëpive në Queens, Brooklyn, Bronx dhe Staten Island ku shumë prej të cilëve janë familje të shtresës sé mesme, shpesh blerës të gjeneratës së parë që kanë investuar kursimet e jetës në pronën e tyre.

Problemi i sistemit aktual:

Një nga argumentet kryesore të kritikve është se sistemi i taksimit të pronës në NYC, është tashmë i pabarabartë. Në disa raste, prona me vlerë shumë të lartë në zona të pasura paguajnë norma efektive më te ulëta sesa shtëpitë e zakonshme në lagje punëtore.

Kjo krijon një ndjesi padrejtësie fiskale.Teksa, kritikët thonë se përpara se të rriten taksat, atyre i duhet të reformojë strukturën ekzistuese për ta bërë atë më të drejtë.

Alternativat e propozuara në vend të rritjes së barrës mbi familjet, sugjerojnë që qyteti të:

  • Rishikojë shpenzimet e brendshme

dhe kontratat publike

  • Reduktojë mbivendosjet dhe kostot

administrative

* Kërkojë të ardhura shtesë nga korporatat e mëdha dhe individët me pasuri shumë të larta

* Modernizojë sistemin tatimor për të eliminuar pabarazitë ekzistuese.

Sipas këtij këndvështrimi, drejtesia fiskale mendohet se nuk arrihet duke rritur taksat në mënyrë uniforme, por duke adresuar pabarazitë , thonë kritikët.

Vlerësimet tatimore janë vlerësime të pronës nga qeveria lokale, të cilat përcaktojnë vlerën e tregut të një shtëpie për të llogaritur taksat e pronës. Ato kryhen çdo vit nga vlerësuesit, bazuar në karakteristikat e pronës dhe trendet e tregut.

Pronarët e pronave mund të kontrollojnë vlerësimet në listën paraprake, zakonisht në maj, dhe t’i kundërshtojnë ato nëse besojnë se janë mbivlerësuar.

Informacion: Vizitoni departamentin e vlerësimit të qytetit në bazë të 5 borohughs ose Departamentin e Taksave dhe Financave të Nju Jorkut për informacion specifik dhe të lokalizuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.