Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur zbatimin e plotë të sistemit të ri të hyrjes në vend, duke kërkuar që vizitorët nga 85 vende të pajisen paraprakisht me një Leje Elektronike Hyrjeje (ETA). Pa këtë autorizim, udhëtarët nuk do të lejohen të hyjnë në territorin britanik.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të sistemit të Autorizimit Elektronik të Udhëtimit (ETA), të gjithë vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të aplikojnë online dhe të paguajnë një tarifë prej 16 paundësh (rreth 21.57 dollarë).
Kjo masë u prezantua fillimisht në vitin 2023 dhe nisi të zbatohej për turistët evropianë në prill të vitit të kaluar, por pa qenë e detyrueshme. Nga data 25 shkurt, pajisja me ETA bëhet e detyrueshme për të gjithë vizitorët që përfshihen në këtë kategori.
Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se linjat ajrore nuk do të lejojnë pasagjerët pa Autorizim Elektronik Udhëtimi (ETA), vizë elektronike (eVisa) apo dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi të hipin në avion.
Nga kjo kërkesë përjashtohen qytetarët britanikë dhe irlandezë, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë, si dhe personat që gëzojnë të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria e Mbretëria e Bashkuar ka nisur zbatimin e plotë të sistemit të ri të hyrjes në vend, duke kërkuar që vizitorët nga 85 vende të pajisen paraprakisht me një Leje Elektronike Hyrjeje (ETA). Pa këtë autorizim, udhëtarët nuk do të lejohen të hyjnë në territorin britanik.
Sipas njoftimit të Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të sistemit të Autorizimit Elektronik të Udhëtimit (ETA), të gjithë vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të aplikojnë online dhe të paguajnë një tarifë prej 16 paundësh (rreth 21.57 dollarë).