Anëtarësimi dhe operacionalizimi i SEPA (Zona Unike e Pagesave në Euro) ka sjellë një ulje të ndjeshme të kostove të transfertave për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të lehtë dhe më ekonomike kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro.
Sipas një studimi të Banka Botërore, për transfertat prej 5 mijë eurosh kostoja mesatare e transaksioneve ka rënë nga 0,76% në 0,08%, një ulje prej rreth 90%. Ndërsa për transfertat prej 20 mijë eurosh, rënia është edhe më e theksuar, nga 0,47% në 0,02%, ose mbi 95% më pak.
Këto shifra përkthehen në përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të kursejë rreth 70 milionë euro vetëm gjatë vitit të parë të zbatimit. Ekspertët vlerësojnë se këto rezultate janë fryt i punës së vazhdueshme të Banka e Shqipërisë për përafrimin me standardet evropiane, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe garantimin e transferta-ve më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulët.
Përfitimet e SEPA-s shkojnë përtej uljes së komisioneve, duke forcuar integrimin financiar të Shqipërisë me Bashkimi Evropian dhe duke hapur mundësi të reja për tregti dhe investime ndërkufitare.
SEPA përfshin 41 shtete anëtare, ku tashmë bën pjesë edhe Shqipëria, e cila u anëtarësua në vitin 2024 pas një procesi të gjerë harmonizimi rregullator, përditësimi të infrastrukturës bankare dhe testimesh teknike.
Prej 7 tetorit 2025, një transfertë elektronike në euro nga Tirana drejt Brukselit përpunohet dhe ka të njëjtën kosto si një pagesë në euro brenda territorit të Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë financiar evropian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.