Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Anton Marku   
Me një turne shahu, të pesëmbëdhjetin me radhë që nga themelimi, në ambientet e Federatës së Shahut të Vjenës, klubi i shahut “Arbëria” shënoi 18-të vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Njëmbëdhjete shahistë të këtij klubi matën forcat e tyre në shah të shpejtë duke i dhënë këtij aktiviteti një karakter festiv. Pas pesë xhirove u bënë të ditura rezultatet dhe u shpall lista përfundimtare, me në krye tre më të mirët, të cilët kësaj radhe ishin:
Kadri Berbati, vendi i parë me 4,5 pikë
Agron Çika, vendi i dytë me 4 pikë
Sokol Çekani, vendi i tretë me 3,5 pikë
Kupat për tre më të suksesshmit i ndau Presidenti i Federatës së Shahut të Vjenës, Gregor Neff, ndërsa medaljet për të gjithë pjesëmarrësit në turne kryetari i klubit Arbëria, Anton Marku.
Presidenti Gregor Neff përgëzoi kryesinë e klubit të shahut Arbëria për organizimin, ndërsa Anton Marku e falënderoi atë dhe Federatën e Shahut të Vjenës për mbështetjen dhe ofrimin e sallës për mbajtjen e këtij evenimenti.
Në turne mori pjesë edhe Hanna Wehbeh, i cili është Zëvendëspresident i Federatës së Shahut të Vjenës dhe njëkohësisht edhe lojtar i klubit Arbëria.
Klubi i Shahut Arbëria me seli në Vjenë është themeluar në vitin 2012, ndërsa që nga viti 2013 merr pjesë në kampionatin e shahut në Austri. Momentalisht klubi bën gara në ligën e dytë të Vjenës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.