Krijuesit shqiptar në Zvicër kremtojnë Pavarësinë e Kosovës me një Orë Letrare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Bibliothek Pestalozzi Hardau në Zürich u mbajt një Orë Letrare me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet i organizuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me bibliotekën mikpritëse. Veprimtaria mblodhi krijues, diplomatë dhe bashkatdhetarë, të cilët përmes fjalës artistike dhe interpretimit letrar përkujtuan një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – 17 Shkurtin.

Mbrëmja u hap me një fjalë përshëndetëse, ku u theksua rëndësia historike e shpalljes së pavarësisë si një nga momentet kulmore të historisë sonë më të re. Përmes poezisë dhe reflektimeve artistike, të pranishmit nderuan sakrificën e brezave për liri, duke kujtuar me respekt heronjtë, dëshmorët dhe viktimat civile, si themel i shtetit të pavarur.

Takimin e përshëndeti zëvendësambasadorja e Republikës së Kosovës në Bern, znj. Shukrije Ramadani, si dhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Zürich, z. Vigan Berisha, të cilët vlerësuan rolin e krijuesve shqiptarë në diasporë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar. Në emër të institucionit mikpritës, fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e bibliotekës, znj. Suela Jorgaqi, duke çmuar bashkëpunimin kulturor dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Një prani e veçantë në këtë mbrëmje ishte aktorja e mirënjohur Liri Lushi, e cila së bashku me aktorin Adem Kica sollën emocione përmes deklamimit të poezive të zgjedhura. Me dy pika të bukura muzikore u paraqit solistja Fatime Kalimashi, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë artistik.

Në këtë orë letrare, e cila përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, u theksua rëndësia e kultivimit të gjuhës shqipe si shtyllë e identitetit kombëtar, veçanërisht në diasporë.

Poezitë e tyre i interpretuan krijuesit: Shukrije Ramadani, Loreta Schillock, Isuf Sherifi, Tonin Nikolli, Kimete Durmishi, Brahim Avdyli, Drita Sadiku Bilalli, Fatime Kalimashi, Metush Zenuni, Hyrije Jusufi, Hava Kurti Krasniqi dhe Bujar Salihu. Përmes vargjeve të tyre, ata sollën reflektime mbi lirinë, atdhedashurinë dhe lidhjen shpirtërore me vendlindjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.