Albanologu dhe humanisti i njohur Mikel Marchianò lindi më 8 tetor 1860 në katundin arbëresh Maqi, në provincën e Kozencës, Itali. Ai iu përkushtua studimit të folklorit dhe dialekteve të arbëreshëve, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në fushën e albanologjisë.
Marchianò u diplomua për letërsi në Universitetin e Napolit dhe më pas dha mësim në disa shkolla të mesme. Në vitin 1894 u emërua titullar i latinishtes dhe greqishtes në gjimnazin “Vinçens Lanca” në Foggia. Si pedagog, ai e konsideronte shkollën si “palestra e dijes”, ndërsa rolin e mësuesit si mision për të formuar mendje të afta dhe të përgatitura për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut.
Ndër veprat e tij më të spikatura janë: “Origjina e fabulës greke dhe raporti i saj me fabulat orientale” (1899), “Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës” (1902), si dhe studimi i pabotuar “Kërkime mbi etnografinë dhe gjuhën trako-ilire” (1903). Një tjetër vepër me rëndësi, “Kolonitë shqiptare të Italisë dhe letërsia e tyre” (1913), u ribotua në vitin 2021 nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
Mikel Marchianò u nda nga jeta më 8 dhjetor 1921, duke lënë pas një kontribut të çmuar në studimin e historisë, gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.