Norvegji/ Reperi shqiptar Ari Bajgora nominohet për katër çmime Spellemannprisen

E martë, 17 Nëntor, 2026

21-vjeçari Ari Bajgora, me origjinë shqiptare dhe banues në Grünerløkka të Oslos, është një nga artistët më të nominuar këtë vit në çmimet prestigjioze norvegjeze të muzikës, Spellemannprisen.

Bajgora është nominuar për katër kategori: Kënga e Vitit, Kompozitori i Vitit, Hip Hop dhe Publikimi i Vitit. Reperi u shpreh se kjo arritje ka një domethënie të veçantë për prindërit e tij, të cilët erdhën në Norvegji si refugjatë 26 vjet më parë.

“Është interesante të tregosh se mund të shkruash mirë edhe në norvegjisht, edhe pse nuk vjen nga një familje norvegjeze,” tha Ari. Ai nisi të repojë që në moshën 11-vjeçare në Sofienbergparken, duke mbledhur para për njerëzit në nevojë.

Këngët e tij më të njohura përfshijnë “Løsningsorienterte” (2023), “Situasjon” (2024) dhe më e fundit “Falle og slå seg” (2025), e cila u bë kënga norvegjeze më e ndëgjuar e vitit. Përveç Spellemannprisen, Bajgora ka qenë gjithashtu i nominuar për çmimet P3 Gull dhe Zbulimi i Vitit në vitin 2024.

Ari Bajgora po shndërrohet në një fenomen të vërtetë të muzikës norvegjeze, duke treguar se talenti dhe pasioni nuk njohin kufij kulturorë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.