Building Bridges in Healthcare: Mentorim dhe rrjetëzim për të rinjtë shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Në komunitetin shqiptar, ndjenja e përbashkët e identitetit, kultura dhe krenaria për origjinën tonë kanë qenë gjithmonë elemente që na bashkojnë. Por për të rinjtë shqiptarë në diasporë, brezi i dytë dhe i tretë, kjo ndjenjë identitare shkon përtej simbolikës së thjeshtë – ajo shërben si pikë lidhjeje për një kauzë më të madhe: bashkimin e profesionistëve me origjinë shqiptare. Ata kuptojnë se kanë shumë për të fituar nga përvoja dhe udhëheqja e profesionistëve shqiptarë në çdo fushë. Aktiviteti “Building Bridges in Healthcare” është përpjekja e mjekëve me origjinë shqiptare për të mundësuar këtë shkrirje mes profesionit dhe përkatësisë kombëtare, duke krijuar ura mes brezave dhe duke ofruar mentorim, këshilla praktike dhe rrjete profesionale të vlefshme. Në kuadër të këtij aktiviteti, studentët dhe profesionistët e rinj morën pjesë në diskutime, punëtori dhe sesione mentorimi, duke pasur mundësinë të zhvillojnë aftësi konkrete dhe të ndërtojnë lidhje që do t’i shërbejnë gjatë karrierës së tyre. Një nga organizatorët e këtij projekti është mjekja shqiptare në SHBA, Denisa Gace.

Denisa cili është qëllimi kryesor i aktivitetit “Building Bridges in Healthcare” dhe si lindi kjo iniciativë?

Qëllimi kryesor i “Building Bridges in Healthcare” është të lidhë brezin e ri të interesuar në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor—si mjekësia, farmacia, kërkimi shkencor dhe infermieria—me profesionistë të afirmuar në këto fusha. Përparimi në karrierë në shëndetësi rrallë arrihet në mënyrë të pavarur; ai varet nga mentorimi dhe marrëdhëniet që ndërtojmë. Kjo organizatë është e përkushtuar të forcojë këto lidhje duke ndarë përvojat e profesionistëve nga disiplina të ndryshme, duke i ofruar të rinjve perspektiva të vlefshme, motivim dhe mundësi për të avancuar në fushat e tyre të zgjedhura.

“Building Bridges in Healthcare” u themelua nga diskutimet brenda komunitetit shqiptar, duke dëgjuar rrëfimet e rrugëtimit profesional të anëtarëve të tij. Këto histori treguan se, pavarësisht dallimeve në karrierë, na bashkon ëndrra amerikane—një aspiratë që prindërit dhe gjyshërit tanë sollën me vete në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar mundësi më të mira për familjet e tyre. Kjo organizatë synon të lidhë profesionistët shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë me brezin e ri, duke i treguar se ëndrrat janë të arritshme. Profesionistët tanë shërbejnë si modele për të rinjtë që mund të mos shohin ende një rrugë të qartë përpara, veçanërisht kur mundësitë për mentorim dhe lidhje profesionale janë të kufizuara.

Si e përkufizoni konceptin e “urave” në kontekstin e kujdesit shëndetësor? Çfarë do të thotë të ndërtohen ura midis profesionistëve të rinj dhe atyre me përvojë?

Një urë përfaqëson lidhjen, tranzicionin dhe kapërcimin e pengesave. Ky koncept është i aplikueshëm në të gjitha fushat, përfshirë kujdesin shëndetësor. Në këtë kontekst, ndërtimi i urave nënkupton krijimin e mundësive që individët me aspirata në shëndetësi të lidhen me profesionistë të fushës, duke marrë këshilla praktike dhe perspektiva të reja për të arritur qëllimet e tyre profesionale. Për shembull, një student i mjekësisë që aspiron të bëhet neurokirurg mund të përfitojë nga udhëzimet dhe eksperienca e një neurokirurgu, duke fituar njohuri të vlefshme dhe mundësi për zhvillim profesional.

Ndërtimi i urave midis profesionistëve të rinj dhe atyre me përvojë do të thotë krijimi i lidhjeve dypalëshe, ku të dy grupet mësojnë nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për kombinimin e ideve të freskëta, aftësive të reja dhe perspektivave të ndryshme qe lidhin njohuri institucionale dhe njohuri nga eksperienca. Është interesant fakti qe veçanërisht ne Amerikë edhe kur destinacioni është i njëjtë, nënkuptoj profesionin, rrallëherë udha drejt tij është e njëjte për individë te ndryshëm. Është kjo larmi experiencash qe e bën akoma me të rëndësishme ndërtimin e urës qe rezulton ne zgjerimin a horizontit te profesionisteve te rinj.  Kur ekzistojnë këto ura, mentorimi bëhet bashkëpunues, inovacioni bazohet në përvojë dhe organizatat bëhen më të forta sepse njohuritë rriten ndër breza dhe nuk qëndrojnë të izoluara.

Cilat probleme konkrete në komunitetin mjekësor synon të adresojë ky aktivitet?

Ndërtimi i urave midis profesionistëve të rinj dhe atyre me përvojës nënkupton krijimin e lidhjeve reciproke, ku të dyja palët shkëmbejnë njohuri dhe përvoja. Ky bashkëpunim integron ide të reja me ekspertizë institucionale, duke mundësuar mentorim efektiv, inovacion të bazuar në përvojë dhe rritje të qëndrueshme të organizatave përmes transferimit të njohurive ndër breza.

Sa pjesëmarrës ishin të pranishëm dhe nga cilat nivele të karrierës mjekësore ishin?

Në këtë aktivitet patëm rreth 50 pjesëmarrës, duke filluar nga nxënës të shkollave të mesme, deri tek studentë kolegji dhe studentë te mjekësisë kurse nivelet a karrierës mjekësore përfshinin infermierë, kërkues shkencorë dhe mjekë te specialiteteve te ndryshme.

A kishte pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të mjekësisë? Si ndikoi kjo në diskutime dhe shkëmbime?

Siç është përmendur më sipër pjesëmarrësit përfshinë infermierë, kërkues shkencorë, kardiologë, hematologë, onkologë, mjekësi e përgjithshme, neuropatologë, optamologë etj. Diversiteti i pjesëmarrësve përbënte pikën më të fortë të këtij aktiviteti. Aktiviteti u hap me diskutime në grupe, duke pasur si synim shkëmbimin e njohurive reciproke. Ndërsa ndamë perspektiva të ndryshme, arritëm të identifikojmë sfidat, vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që na lidhin në të gjitha specialitetet, duke pasuruar ndërveprimin dhe duke nxitur një mirëkuptim më të thelluar.

Si u përzgjodhën studentët dhe profesionistët e përfshirë? A kishte ndonjë kriter apo thjesht interes personal?

Përzgjedhja e profesionistëve u realizua përmes rrjeteve profesionale të organizatorëve dhe me kujdesin e duhur për të garantuar diversitetin midis individëve të regjistruar. Ndërkohë, pjesëmarrësit e tjerë morën pjesë në ngjarje si rezultat i interesit të tyre personal.

Çfarë aktivitetesh, bisedash ose punëtori u zhvilluan gjatë eventit?

Programi u organizua në disa pjesë të strukturuara. Dy prej tyre ishin të dedikuara për mentorimin; njëra lejonte tavolinat të ishin të përziera midis studentëve dhe profesionistëve të caktuar pa marrë parasysh interesat specifike të grupit, ndërsa pjesa e dytë e sesionit të mentorimit i jepte mundësi studentëve të zgjedhin bazuar në interesat e tyre individuale. E njëjta metodologji u zbatua edhe për profesionistët. Një segment i veçantë i programit mundësonte praktikimin e prezantimeve të shkurtra të vetes, prezantime që studentët mund t’i përdorin gjatë intervistave ose gjatë kërkimit të mundësive për t’u angazhuar në sektorin e shëndetësisë.

A pati diskutime mbi sfidat specifike që has komuniteti shqiptar në SHBA në kujdesin shëndetësor?

U zhvilluan diskutime rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën shëndetësore, një nga të cilat ishte procesi i tranzicionit për individët që kanë përfunduar studimet në shkollat mjekësore në Shqipëri. U trajtuan çështje që lidhen me ndërtimin e lidhjeve dhe eksperiencave profesionale si dhe hapat konkretë që mund të ndërmerren për të avancuar drejt ushtrimit të profesionit të mjekut në SHBA.

Cilat janë disa nga mësimet kryesore që pjesëmarrësit morën nga ky aktivitet?

Një ide që i bashkon të gjithë është motivimi për të vazhduar këto aktivitete, si nga studentët ashtu edhe nga profesionistët që duan të jenë pjesë aktive. Mentorimi nuk ka kufizime moshe. Secili pati mundësi të krijojë kontakte të reja dhe të ushtrojë prezantimin personal, duke e përshtatur mënyrën se si prezantohet veten dhe si bëhet një kërkesë në varësi të kujt i drejtohet.

Si ndihmon ky aktivitet në ndërtimin e rrjeteve profesionale dhe mentorimin midis mjekëve të rinj dhe të përvojës?

Grupi ynë është duke zhvilluar procesin e mbledhjes së informacionit nga pjesëmarrësit, me qëllim identifikimin e mënyrave efektive për organizimin e aktiviteteve që mundësojnë prezantimin e talenteve ekzistuese brenda komunitetit tonë.

A ka pasur ndonjë projekt konkret apo bashkëpunim që ka lindur pas këtij takimi?

Jemi ende në hapat e para dhe dëshirojmë shumë të shtojmë më tepër specifika se si do të matim suksesin tonë dhe ndikimin që kemi tek njëri-tjetri. Iniciativa “Building Bridges” u krijua nga bashkëpunimi midis Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane dhe Qendrës Kulturore Fan Noli. Shpresojmë gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin brenda komunitetit tonë.

Çfarë planifikoni për të ardhmen e këtij komuniteti– a do të ketë evente të tjera, online ose fizike?

Grupi ynë organizues mblidhet një herë në muaj përmes Zoom-it, një platformë që ofron fleksibilitet, me qëllimin për të zhvilluar një aktivitet fizik çdo vit. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti fizik janë ftuar që, sipas mundësive të tyre, t’u bashkohen mbledhjeve tona mujore. Kjo është një mundësi që studentët të fitojnë më shumë ekspozim ndaj punës së grupit tonë, të bëhen pjesë e tij dhe të vazhdojmë këtë angazhim së bashku.

A ka ndonjë mënyrë që më shumë njerëz të përfshihen, veçanërisht studentë shqiptarë të mjekësisë?

Meqenëse takimet tona zhvillohen në Zoom, mirëpresim studentët shqiptarë që të na bashkohen. Jam e sigurt se aktivitete të tilla janë të realizueshme edhe në Shqipëri dhe, për sa kohë ekziston vullneti i mirë, çdo gjë është e arritshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.