Artistë

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Artistë

Nga Adelina Pali

Ne jemi të gjithë artistë.

Ne, dimë të pikturojmë buzëqeshjen tonë. Ne dimë të pikturojmë dhimbjen tonë. Ne dimë të pikturojmë lotët, gëzimin, lumturinë tonë…

Ne dimë t’i fshehim plagët tona dimë t’i qepim me buzëqeshje, si gjithmonë. Jemi të zotë, njerëzit bien në kurthet tona, por nuk mund të kuptojmë buzëqeshja e kujt është e vërtetë e kujt e shtirë. Ne u vëmë maskë ndjenjave tona, të vërtetat nuk i shfaqim kurrë. Presim që bota të na i njohë, pa i njohur dot as ne vetë. Mos mendo se e njeh dikë mirë vetëm se njeh ndoshta pak prej tij. Mund të biesh në kurth, mund të jetë artist si ne që di të pikturojë buzëqeshjen, dhimbjen, lotët, gëzimin, lumturinë. Kujdes, edhe ai si ne mund të jetë, Artist…

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.