Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar qytetarët që kanë një vizë amerikane dhe udhëtojnë ose do të qëndrojnë ka përcjellë një paralajmërim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë ose qëndrojnë në SHBA, për pasojat serioze të shkeljes së ligjit gjatë qëndrimit në territorin amerikan.
Sipas njoftimit, çdo person që arrestohet për sulm, dhunë në familje apo vepra të tjera penale në Shtetet e Bashkuara rrezikon anulimin e menjëhershëm të vizës amerikane. Për më tepër, individët e përfshirë në veprimtari kriminale mund të shpallen të papërshtatshëm për të aplikuar për viza amerikane në të ardhmen.
Ambasada nënvizon se viza amerikane është një privilegj dhe jo një e drejtë e fituar, ndaj ajo mund të hiqet në çdo moment nëse mbajtësi i saj shkel ligjet e SHBA-së. Ky paralajmërim vjen si pjesë e përpjekjeve për të informuar dhe ndërgjegjësuar udhëtarët mbi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe rregullave gjatë qëndrimit jashtë vendit.
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të sillen në përputhje me rregullat, për të shmangur pasoja serioze ligjore dhe kufizime në udhëtimet e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.