Greqi/Ligji i ri për emigracionin! Shqiptarët kërkojnë leje qëndrimi 10-vjeçare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Gjatë seancës parlamentare mbi projektligjin e ri për emigracionin të Ministrisë Greke të Emigracionit dhe Azilit, Sekretarja e Përgjithshme e Forumit Grek të Emigrantëve dhe njëkohësisht Kryetarja e Komunitetit Shqiptar në Greqi, znj. Rovena Xhori, shprehu shqetësime serioze lidhur me pasojat që ky ligj mund të ketë për mijëra emigrantë të ligjshëm që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në vend.

Në seancën ku morën pjesë Ministri i Emigracionit dhe Azilit, z. Thanasis Plevris, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile, znj. Xhori vlerësoi disa elementë pozitivë të projektligjit, por theksoi se problematikat mbeten të shumta dhe thelbësore.

Ajo nënvizoi pasigurinë e vazhdueshme me të cilën përballen emigrantët e ligjshëm, madje edhe ata me mbi 30 vite qëndrim në Greqi, të cilët çdo disa vite detyrohen të përballen me ndryshime ligjore, procedura të ndërlikuara dhe vonesa të gjata për rinovimin e lejeve të qëndrimit. “Njerëzit ngurojnë të bëjnë plane për të ardhmen dhe jetojnë në pasiguri të vazhdueshme”, u shpreh ajo.

Znj. Xhori ngriti shqetësim edhe për mungesën e personelit në shërbimet përkatëse, duke theksuar se parashikimet e projektligjit për shpërndarjen e aplikimeve mund të çojnë në mbingarkesë të disa zyrave dhe në vonesa edhe më të mëdha. Sipas saj, vetë parashikimi për zgjatjen e kohëzgjatjes së lejeve për të mbuluar vonesat administrative tregon mungesë serioziteti nga ana e shtetit, në një kohë kur emigrantët ndëshkohen ashpër për çdo shkelje afati.

Në fjalën e saj, ajo u ndal veçanërisht te familjet emigrante, prindërit e brezit të parë, të cilët kontribuuan për dekada në ekonominë greke dhe në sistemin e sigurimeve shoqërore, por që sot ndihen të përjashtuar dhe të rrezikuar nga sanksione të rënda. Ajo përmendi gjithashtu shqetësimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në pronësi të emigrantëve, si dhe të kompanive greke që punësojnë një numër të madh punëtorësh emigrantë.

Një tjetër pikë kritike, sipas znj. Xhori, është trajtimi i papunësisë, e cila sipas projektligjit mund të çojë në humbjen e lejes së qëndrimit nëse tejkalon një periudhë të caktuar, çka nuk pasqyron realitetin e tregut grek të punës.

Në përfundim, ajo përsëriti kërkesën e kahershme të Forumit Grek të Emigrantëve për krijimin e një lejeje qëndrimi afatgjatë, me kohëzgjatje të paktën 10 vjet, për emigrantët që kanë provuar qëndrim të ligjshëm dhe të qëndrueshëm në vend. “Kjo do të lehtësonte jetën e emigrantëve, por edhe do të çlironte administratën nga një volum i madh pune”, theksoi ajo.

Në emër të Forumit Grek të Emigrantëve dhe të komunitetit shqiptar, komunitetit më të madh emigrant në Greqi, znj. Xhori u bëri thirrje autoriteteve të shqyrtojnë me shumë kujdes pasojat sociale dhe ekonomike të projektligjit, duke riafirmuar gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim institucional.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.