Ndahet nga jeta Dionis Qirzidhi, studiuesi që lidhi kulturën shqiptare dhe greke

E martë, 17 Nëntor, 2026

Padk ditë më parë është ndarë nga jeta studiuesi Dionis Qirzidhi, njeriu që me pasionin e tij ndertoi ura mes kulturës shqiptare dhe asaj greke.

Vlora dhe komuniteti shqiptar në Greqi prej vitesh e njihnin dhe respektonin pasi me përkushtimin e tij ndaj arsimit, artit dhe historisë ka lënë një gjurmë të qëndrueshme në jetën kulturore shqiptare, brenda dhe jashtë atdheut.

I lindur në qytetin bregdetar të Vlorës, Qirzidhi u diplomua në degën matematikë-fizikë, duke u bërë një mësues i paharruar për breza të tërë nxënësish në zonat e Bratajt, Kuçit, Selenicës, Nartës dhe Llakatundit. Metoda e tij e veçantë e mësimdhënies, e ndërthurur me kulturën dhe ndjeshmërinë njerëzore, e ktheu atë në një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitet.

Paralelisht me profesionin e mësuesit, Dionis Qirzidhi kultivoi një krijimtari të pasur letrare dhe studimore. Ai shkroi poezi, tregime dhe studime mbi historinë dhe kulturën shqiptare, duke u shquar për një stil poetik me thellësi filozofike dhe përkushtim ndaj fjalës së bukur shqipe. Në vitin 1974, në kulmin e krijimtarisë, ai u godit për “hermetizëm poetik”, së bashku me emra të njohur si Moikom Zeqo dhe Faslli Haliti. Megjithatë, kjo periudhë e vështirë nuk e ndali krijimtarinë e tij. Vëllimi poetik “Buronjat” mbetet edhe sot i gjallë në kujtesën e vlonjatëve, me poezi që burojnë nga jeta, natyra, dashuria dhe kujtesa kolektive.

Angazhimi i Qirzidhit në art nuk u kufizua vetëm në letërsi. Në vitin 1979, ai organizoi ekspozitën “Nga jeta në bujqësi”, duke bashkuar shkollën e pikturës së Vlorës me artistë të njohur si Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi dhe Agron Dine. Kjo ekspozitë u konsiderua një ngjarje e rrallë për kohën. Pas viteve ’90, bashkëpunimi me Nestor Jonuzin u rikthye në Janinë me ekspozitën “Impresione”, e vlerësuar nga shtypi grek si “perlat e akuareleve dhe veprave në vaj”.

Emigrimi drejt Greqisë nuk e largoi Dionis Qirzidhin nga misioni i tij kulturor. Përkundrazi, në Arkivat e Athinës ai gjeti një fushë të re kërkimi, duke botuar vepra me vlera të veçanta historike si “Ismail Qemali”, një monografi me këndvështrim nga burime greke; “Bajroni dhe shqiptarët”; si dhe studime mbi Seferisin, arbëreshët, arvanitasit dhe Ali Asllanin si ambasador në Greqi. Me këto punime, ai hapi një dritare të re interpretimi për historinë shqiptare në raport me botën helene dhe europiane.

Një nga kontributet më domethënëse të tij ishte organizimi i “Ditës së Poezisë” në vitin 2006, në amfiteatrin e Akademisë së Arteve të Bukura në Athinë, ku për herë të parë u realizua një përballje krijuese mes poezisë elitare greke dhe krijuesve emigrantë shqiptarë. Poezitë u recituan nga aktorë profesionistë në të dyja gjuhët, duke shënuar një moment të rrallë dialogu kulturor. E njëjta ide u përsërit më vonë edhe në festivalin “Poeteka” në Durrës, në bashkëpunim me poetin e njohur grek Titos Patrikios.

Për kontributin e tij të vyer, Vlora e nderoi Dionis Qirzidhin me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë”.

Dionisi jeton në Athinë, prej vitesh e shoqëronte një sëmundje e pashërueshme, por me një shpirt të gjallë dhe një kujtesë të pasur – dëshmi e atyre personaliteteve të heshtura që nuk kërkuan famë, por ndërtuan vlera, duke i shërbyer me përkushtim atdheut, artit dhe dijes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.